web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhdukja e Moisi Habilajt/ Mediat italiane japin detaje: Telefonatën e fundit e ka bërë të shtunë

12 Janar 2021, 10:04, Aktualitet CNA

Zhdukja e papritur e Moisio Habilaj ka ngjallur reagime dhe ka vënë në lëvizje drejtësinë dhe policinë në Itali.

Gjykata e Katanias e dënoi Habilajn me 14 vite burg nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, por prej disa kohësh ai po vuante dënimin me arest shtëpie.

Mediat italiane kanë dhënë detaje lidhur me ?zhdukjen? e papritur të Moisi Habilajt dhe sipas tyre telefoni i tij ka qenë për herë të fundit i arritshëm ditën e shtunë, dhe më pas vendi ku është arratisur trafikanti vlonjat mbetet një mister.

Ai po qendronte në një apartament i vogël në San Michele di Ganzaria në provincën e Catania, ndërsa qendronte në arrestin e shtëpisë pa qenë i pajisur me një byzylyk elektronik. Tashmë Policia italiane e ka shpallur në kërkim Habilajn, edhe pse meridiano neës raportin se lajmi nuk është bërë ende publik në faqen e Policisë.

Kanë qenë dy kontrolle të Policisë italiane ato që kanë vënë re se Habilaj nuk ishte në banesën ku ishte caktuar që të vuante masën e arrestit të shtëpisë.

Ku ka shkuar Habilaj? Avokatët që e mbrojnë atë përjashtojnë ekzekutimin e një urdhri ekstraktimi në Shqipëri, për të cilën mediat italiane thonë se ka pasur një proces gjyqsor të hapur.

Në fazat e hershme të gjykimit të shkallës së parë, Habilaj bashkëpunoi me drejtësinë, por nuk u bë kurrë bashkëpunëtor i saj. Ai pranoi pjesërisht akuzat, dhe kjo u vlerësua pozitivisht nga ana e gjyqtarëve, por nuk ndikoi në uljen e viteve të tij të dënimit, veçanërisht për shkak se ai kishte rolin e shefit të grupit kriminal./CNA.al





Lajmet e fundit nga