Connect with Us

Vilat e Lulzim Bashës në kompleksin e Papulit/ “Fiks Fare” sjell fakte të reja për denoncimin e bërë nga CNA.al

Denoncim

Vilat e Lulzim Bashës në kompleksin e Papulit/ “Fiks Fare” sjell fakte të reja për denoncimin e bërë nga CNA.al

Publikuar

-

Emisioni “Fiks Fare”, sjell mbrëmjen e sotme skandalin e e publikuar nga CNA.al, disa ditë më parë lidhur me dy vilat e kreut të PD-së, Lulzim Basha në rezidencën “Long Hill” në kryeqytet.

Megjithëse Shefi i selisë blu, u përpoq të manipulonte faktet duke deklaruar se po qëndronte përkohësisht, pasi banesa e tij po rikonstruktohej pas dëmeve të tërmetit, “Fiks Fare” zbulon detaje të tjera ndërsa risjell edhe një herë në kujtesë, denoncimet që PD bënte asokohë ndaj biznesmenit Agron Papuli, në kompleksin e të cilit Basha është strehuar sot.

Shtëpia ku pretendohet se po qëndron përkohësisht Basha, kushton 410 mijë euro, ndërsa për ta marrë me qira kushton 2400 euro në muaj.

Por çfarë thoshte Basha dikur për Agron Papulin?

Le ti kujojmë me radhë, disa nga deklaratat e shumta që Basha artikulonte, dikur,  kundër Agron Papulit, për të cilin hesht sot.

“Ne kemi denoncuar me dhjetra afera, afera e fundit ka qenë ajo e Papulit i cili përfiton 1.8 milion euro nga dhënia me qira e makinave të policisë. 127 tendera ka marrë miku i tij Agron Papuli, që kur Edi Rama është bërë kryeministër. Rezulton që ka marrë 17.3 milion euro nga buxheti i shtetit, vetëm një njeri.”

LEXO EDHE:  Deputeti i PS sulmon Bashën/ Ja kush është koka e krimit

Ndërkohë që në një tjetër dalje për mediat, Basha shprehej se Kompania “Fusha.shpk. në pronësi të Agron Papulit, mikut  dhe ndërtuesit të vilës së Durrësit, jo të Dardhës, të Dardhës e ka dikush tjetër, ka fituar 19 tendera me vlerë totale 595 milion lekë.”

Po kështu një tjetër deklaratë e Bashës vijon:

“Edi Rama i vilës në Dardhë, për të cilën nuk ka treguar asnjë kupon, dhe i vilës në Durrës për të cilën nuk ka treguar asnjë kupon dhe ska paguar asnjë taksë, Agron Papuli ndërtuesi i këtyre vilave, vetëm tendera ka marrë dy, drejtëpërdrejtë, pa asnjë konkurim” shprehej Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Publikuar

-

Nga

Skandali/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën

Ish-deputeti socialist dhe ish-kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel, është përfshirë në një skandal.

Falsifikohet firma e vajzës së tij në transaksionin e shit-blerjes së një pasurie në Korçë.

CNA.al ka sjellë një ditë më parë të dhëna zyrtare për një pasuri prej gati 500 milionësh, e blerë për një vlerë vetëm 30 mijë euro. Dhe kjo në emër të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi. Shuma e parave për këtë transaksion, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë zoti Blushi në deklaratën e pasurisë, të vitit 2015, ishte paguar prej tij.

Dje ne midis rrjeshtash konstatuam se firma e Natali Blushit, e cila gjendet në kontratën e shitjes së objektit prej 133.8 metër katëror dhe në kontratën e shit-blerjes së garazhit 60 m2 në funksion të njësisë tregtare, nuk ishte e njëjta me atë që duket në firmën e hedhur nga Natali Blushi, në deklaratën e pasurisë të zotit Blushi, në vitin 2015.

      Prona në Korçë

Ne shkuam më tej, por çfarë zbuluam?

Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shit-blerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi.

Sipas të dhënave të siguruara zyrtarisht nga CNA.al rezulton se shtetasja Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 5 prill 2015, me linjën ajrore Al Italia drejt Romës.

Kjo është lëvizja që ka bërë drejt Italisë në muajin prill Zonjusha Natali Blushi dhe daljen e dytë e ka më pas në datën 24 korrik, po të vitit 2015.

Dalja e Natali Blushit nga Shqipëria, sipas TIMS

Pra, Natali Blushi ka dalë në 5 prill të vitit 2015, drejt Romës nga Aeroporti i Rinasit, dhe sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha është rikthyer në Shqipëri, me linjën e avionit British Airways, nga Londra në datën 19.06.2015, në orën 21:14 minuta.

Kthimi i Natali Blushit në Shqipëri, sipas TIMS

Pra, sipas të dhënave të siguruar nga TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 19 qershor, pasi ishte larguar më parë në datën 5 prill. Pra, më shumë sesa dy muaj më parë.

Por, çfarë ndodh?

Sipas dokumentave të mëposhtme, të cilat ne i kemi publikuar ditë pas dite rezulton se Natali Blushi, duke mos qënë në Shqipëri, por duke qënë jashtë është bërë pronare e një pasurie rreth 133.8 metër katëror dhe rreth 60 metër garazh, të cilat janë kthyer më pas në ambiente shërbimi të njësisë tregtare.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Shtetarët, darka dhe dreka luksoze për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

LEXO EDHE:  Deputeti i PS sulmon Bashën/ Ja kush është koka e krimit

Sipas vetë të dhënave të deklaruara nga vetë Zoti Blushi, babai i Natalisë, rezulton se vajza e tij studion në Londër, ç’ka korrespondon me të dhënat e fluturimeve, hyrjet dhe daljet që ajo ka pasur në Shqipëri, kryesisht nga Rinasi, nëpërmjet Italisë, por edhe direkt nga Londra.

Pra, në atë kohë në muajin pril, maj dhe qershor, Natali Blushi, vajza 20-vjeçare e Ben Blushit, ka qënë në Londër në shkollë apo me provime. Ndërkohë tek noterja Violeta Sulkaj në datë 28 maj dhe 29 maj kanë firmosur dy kontrata shitje, nga shtetasi Andon Dhima për Natali Blushin. (Lexo këtu)



Për këtë shit-blejre, për këtë akt noterial, janë bërë edhe transaksionet përkatëse. Sipas deklarimeve të vetë Blushit, i cili thekson se i ka paguar ai paratë.

Por, në të dyja aktet e shit-blerjes është emri dhe firma e vendosur nga Natali Blushi.

Pra, si ka mundësi që Natali Blushi sipas të dhënave në TIMS, ajo ndodhej në Londër, dhe nga ana tjetër në Shqipëri firmosej një kontratë shit-blerje?

TIMS, Natali Blushi

Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit?

Ne kemi raportuar sesi firma e Natali Blushit, në të paktën dy dokumente ishte e ndryshme. Dhe i hymë më thellë investigimit tonë dhe rezulton se në ditën që është bërë shitja e pasurisë nga shtetasi Andon Dhima në drejtim të Natali Blushit, kjo e fundit nuk ka qënë në Shqipëri dhe akti i shit-blerjes ka ndodhur pikërisht kur ajo ndodhej në Londër, gjë të cilën e konfirmon edhe sistemi TIMS.

Ben Blushi, Eva Blushi

Ben Blushi, noterja, bashkëshortja e Benit? Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit në aktin e shit-blerjes?

Prokuroria tashmë ka një fakt dhe kjo e pakontestueshme. Falsifikimin e firmës së Natali Blushit. Provat janë të thjeshta. Sistemi TIMS dhe akti i shit-blerjes.

Tani nuk ngelet gjë tjetër, veçse Ben Blushi të shkojë në prokurori, apo bashkëshortja e tij, apo vetë noterja e cila është pjesa më skandaloze e këtij akti falsifikues, të mbajë përgjegjësi para ligjit për një kontratë shit-blerje fiktive, me firmë falso, me një vlerë qesharake, për një pasuri që vlen të paktën 500 milionë lekë, në qendër të Korçës./ CNA.al

Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Rikthehen fenerët dhe llampat e vajgurit!”/ Ishulli i Lezhës çdo ditë pa drita!

Publikuar

-

Nga

Rikthehen fenerët dhe llampat e vajgurit!/ Ishulli i Lezhës çdo ditë pa drita!

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili ngre shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në Ishull-Lezhë.

Sipas qytetarit, dritat fiken çdo ditë, pa asnjë shpjegim me orë të tëra, ndonëse paguajnë.

“Ky eshte turizmi i territ!
Rikthehen feneret dhe llampat e vajgurit!
Ishulli i Lezhes çdo dite pa drita!



LEXO EDHE:  Debati për Rezolutën në OKB, reagon Bushati/ Basha duhet t’i kërkonte falje Mogherinit

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkuan Berisha krahas denoncimit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

‘Plas’ korrupsioni në Ambasadën shqiptare në Londër/ 300 paund rryshfet për të marrë një dokument

Publikuar

-

Nga

‘Plas’ korrupsioni në Ambasadën shqiptare në Londër/ 300 paund rryshfet për të marrë një dokument

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili akuzon për korrusion Ambasadën shqiptare në Londër.

Sipas denoncuesit njerëzit po paguajnë nga 300 paund për tu futur me mik dhe pa rradhë për aplikimin e pasaportave apo marrjen e një dokumenti.

“Akuzon per korrupsion ne ambasaden tone ne Londer!



Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje SALI BERISHA UROJ TE JESH MIR ( po shpreh nje shqetsim ne ambasaden shqiptare ne ANGLI se pari kan krijuar ni kaos te pa imagjinushme sepse puntoret jan te paket (POR SE FUNDEMI KA FILLUAR NJE KORRUPSION I PA PAR NDONJE HER NJERZIT PO PAGUAJ NGA £300 per tu fut me mik pa radhe per aplikimin e pashaportave ose te nje dokumenti tjeter (ME PAK FJAL ASHTU SIC KA DEGRADU QEVERIA E KRIMIT NE SHQIPRI KA DEGRADUAR AMBASADA KETU !!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE