Connect with Us

Parajsat e Lulzim Bashës nga Lalzi në Long Hill/ Kur do të përgjigjet për vilat në rezidencat e oligarkëve?

Politikë

Parajsat e Lulzim Bashës nga Lalzi në Long Hill/ Kur do të përgjigjet për vilat në rezidencat e oligarkëve?

Publikuar

-

Basha e thotë troç/ Reformën Zgjedhore po e bëjmë vetëm se na e vendosi kusht BE

Lulzim Basha është simnoli i një njeriu që ka mundur të pasurohet, gjatë kohës që është në krye të opozitës dhe familjarët e tij të qindra-fishojnë pasuritë. Dhe kjo nuk është një akuzë që i vjen nga mazhoranca, por i vjen nga mediat. Është një akuzë që i aka bërë vetë, vetes, me aktet e tij.

Një vit më parë, tha se kishte ikur nga pallati ku jetonte në qendër të Tiranës, pranë stadiumit “Air Albania”, me pretendimin se ajo ishte dëmtuar nga tërmeti i shtatorit 2019.

Tre fiksimet e Luli Bashës/ Nga blerës likesh në vizash dhe vilash
Vilat e Bashës në rezidencën Long Hill

Në fakt gazetarët shkuan, është pyetur shpesh, dhe tek pallati nuk ka asnjë punim. Luli ka ikur dhe vazhdon të jetojë tek vilat në “Long Hill”, të atij që Lulzim Basha e quan oligark, Agron Papuli. Ky i fundit është sulmuar në mënyrë sistematike nga Lulzim Basha, por që kur mori vilat nuk tha më asnjë fjalë për Gonin. Vilat janë dy, një për Lulin e një për vjehrrin e tij.

Pak muaj më parë, Lulzim Basha është parë tek vilat në “Vala Mar” të oligarkut Samir Mane, të cilit Luli ka frikë t’ia përmendë emrin.

Ne i kemi treguar edhe me foto vilat. Dhe për këto Lulzim Basha nuk është përgjigjur.

Luli nuk mund të heshtë, ashtu siç bën qeveria, për skandalet e tij, apo siç bën edhe Ilir Meta.

Luli duhet t’iu tregojë shqiptarëve me çfarë parash i ka blerë këto vila?

Foto-E kujt është kjo vilë Zoti Basha?!
Vilat e Lulzim Bashës në resortin Vala Mar në Gjirin e Lalzit

Pse ka shkuar në rezidencat e oligarkëve, njërin prej të cilëve e ka sulmuar dhe më pas i aka “harruar” emrin? Kurse tjetrit nuk i aka zënë kurë emrin në gojë.

LEXO EDHE:  Rama ultimatum qytetarëve të "arratisur”/ "Kush ka ikur, të kthehet deri të hënën para orës tetë"

Lulzim Basha duhet të flasë dhe të sqarojë çështjen e vilave dhe gjithashtu edhe atë që ka anashkaluar, pasurimin e familjarëve të tij. Pasurimin e kunatit të tij, nëpërmjet bizneseve që shëtisin sa tek një oligark, sa tek një tjetër.

A janë përfituar këto vila nga shantazhet, duke përdorur foltorten e PD-së kundër biznesit për të përfituar ambiente banimi në rezidenta luksoze apo zyra me disa mijë metër katëror në qendër të Tiranës?

Lulzim Basha duhet të flasë. Nuk mund të shkojë në zgjedhje duke u fshehur “pas gishtit”, sepse do të ishte më i pabesueshëm se kurrë dhe më i pavotueshëm. Pasi në opozitë ka treguar se është një njeri i “marë peng”, i korruptuar dhe në shërbim të pasurimit të familjarëve të tij.

Dhe nuk do të ishte në shërbim të shqiptarëve kurësesi. Por, thjeshtë dhe vetëm do të zëvëndësonte Edi Ramën, në marëveshjet dhe pazaret e tij me oligarkët dhe klientelizmin që qeveria e sotme do ta ketë edhe nesër, në rast se Luli do të vijë ndonjëherë në pushtet. Edhe pse kjo duket e pamundur, sepse postin e kryeministrin tashmë e ka marrë Ilir Meta./ CNA.al

Priten dëshmi tronditëse/ Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?

Ekskluzive/ Basha merr vilë pranë Ilir Metës në gjirin e Lalzit

Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

Krushqia dhe vilat që po kthejnë Bamir Topin në PD

Ekskluzive/ Vilat e fshehura të Lulzim Bashës

Foto- Skandali/E kujt është kjo vilë Zoti Basha?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A do kandidojë për president në 2022?/ Përgjigjet Rama

Publikuar

-

Nga

A do kandidojë për president në 2022?/ Përgjigjet Rama

A keni ndërmend që të kandidoni për President në vitin 2022?

Kjo është pyetja që i është drejtuar pak më parë kryeministrit Edi Rama nga gazetari Robert Rakipllari.

Rama nuk preferoi të përgjigjet për këtë pyetje dhe iu përgjgj gazetarit me të njëjtën mënyrë.

“unë, po pse?”, pyeti Rama duke e lënë gazetarin pa një përgjigje të saktë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Naftëtarët në grevë urie prej 18 ditësh/ Rama kërkesë live: Dilni nga aty, ju kam në fokus

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët në grevë urie prej 18 ditësh/ Rama kërkesë live: Dilni nga aty, ju kam në fokus

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me grevën e urisë së naftëtarëve që vazhdon prej 18 ditësh.

Rama tha se është duke u përpjekur që të gjejë një zgjidhje për naftëtarët, të cilët kanë disa paga pa marrë.

Kreu i qeverisë i kërkoi naftëtarëve në emisionin “Opinion” që të shkojnë në shtëpi dhe të mos torturohen më duke mbajtur grevë urie, pasi pretendon se i ka në fokus.

LEXO EDHE:  Kush do ta drejtonte Partinë Demokratike më mirë se Basha?

LEXO EDHE:  Rama- Mitzotaqis takohen në New York

“Nëse të jap telefonin do gjesh sa komunikime bëj unë për ata. Jemi duke u përpjekur të gjejmë një zgjidhje. Dhe unë i them atyre dilni nga aty se unë i kam në fokus. Mos torturohen. Unë nuk do i harroj, ne jemi në punë për ta”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha dërgon mesazh live në emision dhe i përmend të ëmën/ “Tërbohet” Rama

Publikuar

-

Nga

Berisha dërgon mesazh live në emision dhe i përmend të ëmën/ “Tërbohet” Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërhyrë në emisionin “Opinion” ku po flet kryeministri Edi Rama për inceneratorët.

Berisha i dërgoi një mesazh gazetarit Blendi Fevziu dhe i përmendi kreut të qeverisë nënën që ndërroi jetë disa muaj më parë.

“Është çmendur fare. Ka marrë fund. Ka filluar të flasë për Anetën si Enveri për anene. Nëse ka kurajo të përballet me kryetarin e opozitës”, thuhej në mesazhin e Berishës, por duket se Rama është prekur shumë.

Duke i dridhur i tëri, kreu i qeverisë shpërtheu ashpër ndaj ish-kryeministrit, të cilin e quajti kokërr mjerimi.

LEXO EDHE:  Basha: “Të fortit” e Elbasanit u larguan me ndihmën e Ramës

LEXO EDHE:  Rama ultimatum qytetarëve të "arratisur”/ "Kush ka ikur, të kthehet deri të hënën para orës tetë"

“Çfarë t’i them unë tani….çfarë t’i them atij që të shkruan kështu për nënën time të ndjerë dhe ti ma lexon mua këtu… çfarë t’i them… ai është një copë mjerimi…”, deklaroi tejet i irrituar Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE