Connect with Us

Luli në vilat e Papulit, një histori që nuk po ndalet

Politikë

Luli në vilat e Papulit, një histori që nuk po ndalet

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha prej gati dy javësh është përfshirë një një skandal. Ai do të ishte një lajm kalimtar vetëm në rast se Lulzim Basha do të kishte thënë të vërtetën. Apo si një qytetar i zakonshëm, që ka një pasuri si ai të deklaruar 1.7 miliardë lekë, do të shkonte të blinte një vilë. Një godinë më të mirë për familjen e tij. Këtu nuk do të kishte asgjë të keqe.

Por, çfarë ka ndodhur?!

CNA.al dy javë më parë raportoi se Agron Papuli, një prej oligarkëve të akuzuar nga Lulzim Basha disa herë menjëherë sapo ishte bërë kryetar i PD-së, por prej më shumë se një viti Agron Papuli nuk zihej më në gojë, nuk përmendej më si emër nga Republika e re. Dhe befas një ditë, Lulzim Basha së bashku me familjen e tij zbarkon në një nga vilat e ndërtuara nga Agron Papuli, në Long Hill.

Prej dy javësh, Lulzim Basha nuk përgjigjet. Mediat pranë qeverisë përpiqen ta trajtojnë politikisht çështjen. Luli i quan ato akuza të kryeministrit.

Në fakt, të gjithë i janë shmangur të vërtetës, e cila është një dhe vetëm një. Faktet dhe provat ekzistojnë. Agron Papuli u sulmua egërsisht nga PD-ja dhe më pas u hesht.

Pse ndodhi kjo? Lulzim Basha nuk është përgjigjur.

A u bë oligarku burrë më i mirë dhe pse nuk ia përmend më ermin Lulzim Basha? Jo vetëm atij, por edhe disa oligarkëve të tjerë, të cilët paguajnë për shërbime kompaninë e kunatit të tij, që drejtohet nga bashkëshortja e Bashës. Për këtë kemi nxjerrë disa herë foto dhe materiale ekskluzive.

Sepse i gjithë skandali qëndron tek fakti se selia e Partisë Demokratike është kthyer në çetë e Republikës së re, duke u përdorur si bandë gjobash ndaj biznesit, për interesat personale të Lulzim Bashës.

Ky është thelbi i skandalit dhe jo fakti se ka apo s’ka një vilë Lulzim Basha. Sepse ai është një person i pasur. Thellohet skandali edhe më tej kur ai gënjen dhe thotë se e kam me qira, po ka rënë tërmeti, e kam katin me leje apo e kam pa leje, etj.

Këto janë stile të Rilindjes për të shpëtuar Lulzim Bashën nga akuza dhe nga thelbi i këtij skandali.

Ka një dhe vetëm një skandal moral, të cilin demokratët duhet ta shikojnë, ta kuptojnë dhe ta dëgjojnë. A është përdorur podium i selisë së PD-së për shantazh ndaj biznesit? Pse nuk përmendet Agron Papuli dhe oligarkët e tjerë? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan, Vila Nushi i Çheck-up, Salillari i Rrugës së Kombit?

Pse nuk përmenden? A ka marrë zyra tek oligarkët firma e kunatit të tij, ku qëndron edhe bashkëshortja e Lulzim Bashës? A kanë kryer shërbime dhe kanë firmosur fatura oligarkët, për kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës?

Dhe më në fund, Lulzim Basha hesht për një oligark që e ka sulmuar vazhdimisht dhe më pas hesht për një vilë të ndërtuar prej tij, që pretendon se e ka marrë me qira.

Këtë duhet të na tregojë Lulzim Basha dhe nuk duhet të fshihet as pas mediave të Rilindjes që po i dalin në krah, pasi Rama do ta mbrojë që të rrijë në krye të PD-së dhe të fërkojë barkun e të rrijë në pushtet. Dhe as se pse Luli ka ca halle.

Por, skandali është një dhe vetëm një. A është përdorur foltorja e PD-së për shantazhe dhe gjoba ndaj biznesit?!/ CNA.al

Dy vila për t’u tërhequr nga Teatri?

Skandali/ Vërtetohet me fakte, Lulzim Basha e përdor PD-në për gjoba ndaj biznesit dhe interesat e tij korruptive

Pse PD nuk flet më për Agron Papulin?

Basha gënjen publikisht/ “Po rikonstruktoj shtëpinë”, por ska leje dhe as punëtorë në objekt

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Studentët e vetmja opozitë kundër Ramës”/ Topi akuza palëve politike

Publikuar

-

Nga

“Studentët e vetmja opozitë e fortë kundër Ramës”, kështu është shprehur  ish Presidenti Bamir Topi, teksa fajson opozitën për krizën aktuale politike në të cilën ndodhemi.  Në një intervistë për RTV Ora, Topi është shprehur se ka qenë pikërisht politika në sinkron e opozitës dhe mazhorancës ato të cilat shkatërruan çdo frymë apo lëvizje të re politike që mund të vinte në Shqipëri pas protestës së studentëve.

“E kam të vështirë të interpretojë se si do të shkojë situata politike,  ndërkohë që opozita ka dalë jashtë parlamentit.

Por ky është edhe faji i opozitës që kemi ardhur në këto kushte. Unë mendoj se opozita me këtë punë që po bën, me këtë fjalor të vjetër politik të përdorur është ajo që po mban në këmbë pushtetin e Ramës. E vetmja opozitë e fortë kundër Ramës kanë qenë studentët.

LEXO EDHE:  Skandal -Komisioneri i Vettingut  nën hetim/ Gjyqtarët dhe prokurorët në duar të një falsifikatori?  

Madje kam një dyshim të madh se mbas asaj lëvizje në qoftë se do të lindte diçka e re në terrenin politik, ishte pikërisht politika në sinkron e mazhorancës dhe opozitës që e shkatërruan.

Rama nuk është i pathyeshëm, madje mendoj se ka thyer shumë rregulla kryesore për demokracinë. Nuk po na lejon fare të merremi dhe të diskutojmë për mirqënien dhe ekonominë. Institucionet janë themeli i cdo vendi demokratik dhe fakti se neve ndodhemi diku pa institucione e diku me institucione të cunguara, tregon se faji kryesor bie mbi mazhorancën, por pse jo edhe mbi opozitën”, është shprehur Topi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shkon në Parlament si në mbledhje të partisë”/ Topi ironizon Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti, Bamir Topi, duke komentuar situatën politike në vend është  shprehur se pikënisja e të gjitha deformimeve janë ndryshimet kushtetuese të bëra në 2008-ën.

Në një intervistë në studion e lajmeve në RTV Ora, i pyetur nëse krijimi i Kushtetueses do të mund të zgjidhte krizën institucionale në vend për 30 Qershorin, Topi është shprehur se arsyeja e institucioneve të dobëta  në Shqipëri është vendosja e tyre në shërbim të një individi.

Topi madje ka ironizuar edhe kreun e qeverisë Rama, teksa shprehet se “shkon në sallë të parlamentit sikur shkon në mbledhje të partisë”. Për ish presidentin është pikërisht një situatë e tillë politike ajo që krijon vakumin institucional.

“Institucionet shqiptare kanë marrë goditjen e fortë që në 2008, nga vullneti i përbashkët i sinkronizuar i opozitës me mazhorancën. Aty është pikënisja e të gjitha deformimeve. Bota nuk bën luftë politike. Janë ndërruar elitat politike disa herë.

LEXO EDHE:  Akuza e Bashës, shpërthen Vasili/ PD legjitimoi rritjen e çmimit të ujit

Këtu vijohet të luftohet mbi bazën e emrit: Ç’mendon Basha, ç’mendon Rama.

Nëse do të ishte e kundërta  që individi të vendosej në shërbim të institucioneve do të kishim institucione të forta. Tek e fundit kryeministri është zgjedhur nga partia e tij për të drejtuar qeverinë. Parlamenti është zgjedhur nga populli. Mirëpo, kur shikon një kryeministër që shkon në sallë të parlamentit sikur shkon në mbledhje të partisë, kjo krijon një vakum të tmerrshëm institucional.

Në vend që parlamenti të kontrolloj punën e qeverisë është kryeministri ai që i tregon parlamentit se ku duhet të shkojë. Madje disa deputet janë zgjedhur rishtas dhe kjo nuk është një rregull normal, është një gabim i rëndë”, është shprehur Topi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria Republikë Kryeministrore”/ Topi ‘shuplakë’ opozitës: S’kam asnjë lloj respekti

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria është defacto një republikë kryeministrore”, kështu është shprehur ish presidenti Bamir Topi teksa komentonte situatën politike në vend, me ngërçin kushtetues.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Topi ka bërë opozitën si përgjegjësen kryesore për keqqeverisjen e Ramës, ndërsa shprehet se “braktisja e parlamentit nga kjo e fundit, e ka bërë Ramën një kryeministër pa një barrikadë bllokuse, duke dëmtuar demokracinë.”

Po ashtu, Topi ka dhënë një vlerësim negativ për opozitën parlamentare dhe deputetët e mazhorancën, për të cilët shprehet se nuk ka asnjë lloj respekti, për shkak të mënyrës së të vepruarit.

“Në qoftë se në Kushtetutë është një Republikë Parlamentare, Shqipëria defakto është një Republikë Kryeministrore. Kjo sepse praktikisht edhe sikur Rama të ndihej i dobët fillimisht, dita ditës do ta kuptonte  se ai pushtet do ta fuqizonte me oreksin për të marrë pushtetet e tjera.

LEXO EDHE:  Akuza e Bashës, shpërthen Vasili/ PD legjitimoi rritjen e çmimit të ujit

Unë kam respekt të madh për institucionin, por jo për trupën aktuale të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Nuk më kanë lënë asnjë lloj shanci që unë të mendoj pozitivisht. Por, në këtë kontekst unë nuk mund të justifikojë braktisjen e parlamentit nga opozita. Në rast se sot Edi Rama konsiderohet edhe realisht apo psikologjikisht shumë i fuqishëm, nëse do të shihnim në fillim trajektoren që ka ndjekur Rama, do të shihnim një kryeministër timid, dita ditës të pasigurt në vetëvete.

Braktisja  e opozitës Parlamentin e ka bërë Ramën një kryeministër pa një barrikadë bllokuse përpara dhe kjo është e rëndë për institucionet dhe demokracinë”, është shprehur Topi./CNA.al

LEXO TE PLOTE