LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq në vend/ Shembet rruga që lidh dy fshatra, bllokohet qarkullimi

9 Janar 2021, 09:12, Aktualitet CNA
Moti i keq në vend/ Shembet rruga që lidh dy fshatra, bllokohet

Moti i keq ka sjellë shembjen e rrugës që lidh fshatrat e Ungrejit me Kallmetin.

Shembja e kësaj rruge ka sjellë bllokimin e qarkullimit për qindra banorë të zonës. Ndërkohë në zonën e Zadrimës situata paraqitet e keqe teksa rruga është e bllokuar ndërsa ka qindra hektarë janë përmbytur.

Gjatë ditëve të fundit e më së shumti dje, i gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Shumë zona janë përmbytur ndërsa ka pasur edhe rrëshkitje të dheut në disa vende ku shumë banesa janë në rrezik./CNA.al

Lajmet e fundit nga