Vettingu/ KPK merr vendimin për gjyqtarin e Vlorës, Florjan Kalaja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë F...
Ibrahim Hoxha i cili ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Faktit në Tiranë, është shndërruar në objekt përplasjeje mes Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik.
Në vitin 2016, Hoxha është shpallur fajtor nga Gjykata për Krime të Rënda, për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe për pasojë u dënua me 3 vjet burg. Ai akuzohej se kishte përfituar 6 milion lekë të vjetra, ryshfet. Krahas dënimit me burg, prokuroria kërkoi që Hoxha të mos ushtrojë asnjë funksion publik për tre vite, kërkesë e cila u miratua nga gjykata.
Pavarësisht këtyre rrethanave, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e përzgjodhi Hoxhën ex officio për procesin e rivlerësimit. Por me vendimin e KPK, është kapur komisioneri publik Darjel Sina, i cili i ka kërkuar KPA, vetëm të shtoje një gjysmë fjalie në vendimin e KPK-së.
Më poshtë po sjellim të gjitha hapat që janë ndërmarrë nga KPK dhe reagimin e çuditshëm të IKP.
Rivlerësimi nga KPK
Subjekti i rivlerësimit, Ibrahim Hoxha, u është nënshtruar procedurave të rivlerësimit, pasi u përzgjodh me shortin e hedhur, më datë 15.6.2020. Proçesi i rivlerësimit për subjektin ka filluar menjëherë me caktimin me short të trupit gjykues, me përbërje, komisionere Suela Zhegu me cilësinë e relatores dhe me cilësinë e anëtarit komisionerët, Etleda Çiftja e Alma Faskaj.
Pas hedhjes së shortit KPK ka administruar raportet e vlerësimit të hartuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave si dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Komisioni, me vendimin nr. 61, datë 5.10.2020, për shkak të gjendjes shëndetësore, të komisioneres Alma Faskaj, ka vendosur zëvendësimin e saj, me komisionerin Olsi Komici, i përzgjedhur me short me cilësinë e anëtarit zëvendësues, të këtij trupi gjykues.
Trupit gjykues në mbledhjen e të datës 12.10.2020, ka caktuar me mirëkuptim, kryesuesen e trupit gjykues znj. Etleda Çiftja, si dhe ka deklaruar se nuk ka konfliktit të interesi nga ana e secilit prej anëtarëve të këtij trupi.
Pas kërkesës së KPK-së, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën e datës 02.10.2020 ka dërguar dokumentacion të plotë, ndër të tjera, dhe kopje të vendimit të datës 9.5.2017 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ibrahim Hoxha, për shkak se është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
KLD, bazuar në nenin 140, pika 2 të Kushtetutës së Republikës, dhe në ligjin nr. 96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, i cili e ka konsideruar fajtor dhe dënuar gjyqtarin Ibrahim Hoxha.
Në këto rrethana KPK ka arritur në përfundimin se mbarimi i statusit të magjistratit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative pa një vendim përfundimtar për çështjen.
Kjo për faktin që subjekti i rivlerësimit nuk gëzon statusin e magjistratit, ndaj trupi gjykues ka vlerësuar që të përfundojë procesin e rivlerësimit kalimtar për subjektin Ibrahim Hoxha, pa një vendim përfundimtar.
Reagimi i Komisionerit Publik
Komisioneri Publik, Darjel Sina, ka ankimuar vendimin nr. 316, datë 17.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, arsyetimi dhe vendimmarrja e Komisionit nuk gjen mbështetje në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore në këto drejtime: të efektit të mbarimit të statusit të magjistratit në procesin e rivlerësimit; të rasteve kur vendoset ndërprerja e procesit të rivlerësimit apo përfundimi i procesit të rivlerësimit pa vendim përfundimtar.
Sipas Sinës, Kushtetuta dhe ligji i rivlerësimit kalimtar, nuk parashikojnë që mbarimi i statusit të magjistratit sjell si pasojë përfundimin e procedurës administrative pa një vendim përfundimtar.
?Komisioneri Publik vlerëson se, për efekt të procesit të rivlerësimit, janë organet e reja kushtetuese të rivlerësimit që do të vendosin përfundimisht mbi këtë situatë faktike dhe për pasojën që sjell në procesin e rivlerësimit të subjektit Hoxha, pavarësisht humbjes së statusit nga subjekti i rivlerësimit?, thuhet në ankimimin e Darjel Sinës.
Sipas të njëjtit, Komisioni nuk ka arsyetuar se ku qëndron pamundësia në objekt apo qëllim, sipas të cilës, është marrë vendimi bazuar në nenin 95 të K. Pr. Administrative, ndaj kjo situatë krijon paqartësi mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit në rastet kur masat disiplinore të shkarkimit nga detyra dhe mbarimi i statusit merren nga juridiksione të tjera përtej atyre të rivlerësimit.
Për këto arsye Sina i kaërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që të ndryshojë pikën 1 të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
KPK ka vendosur, ?Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, z. Ibrahim Hoxha, pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit?.
Ndërsa Darjel Sina kërkon që formulimi të jetë i tillë, ?Të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar, për subjektin e rivlerësimit, z. Ibrahim Hoxha, për shkak të humbjes së statusit të magjistratit, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi?./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë F...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin për shkarki...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisioni...
Për herë të dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon vendim...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i ka dërguar Kuvendit...
Bashkëshortja e ish nënkryetarit të Komisionit Qëndor të Zgj...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë R...
Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj, ende nuk ka kaluar në sit...
Prokurori i Vlorës, Hyrjet Lamaj po hetohet nga Vettingu, që...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për...
Vetëm në drejtësinë shqiptare ndodhin çudira. Në kohën që pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë e...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë i...
Me datë 9 Dhjetor 2020, gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol N...
Prokurori i Vlorës Aurel Zarka që është denoncuar më së shum...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që prej viti po heton pro...
Prokurorja Eranda Felaj, e cila ende nuk ka hyrë në procesin...
Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi nuk i është nënshtruar ende...
Gjyqtarja Ina Hoxhaj, sapo ka hyrë në procesin e rivlerësimi...
Gjyqtarja Arta Llazari ka një karrierë 18 vjeçare në sistemi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...