KPA rrëzon për herë të dytë KPK/ Rikthen në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme
Për herë të dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon vendim...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça.
Trupi gjykues, i përbërë nga Ardian Hajdari, kryetar, relator Sokol Çomo dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, ka vendosur me shumicë votash konfirmimin në detyrë të Koçës.
Arqile, Koça për 15 vite radhazi ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur edhe postet drejtuese të luftës kundër krimit të organizuar, drejtorisë së hetimit dhe të ndjekjes penale dhe së fundmi drejton zyrën e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.
Kujtojmë që Koça ka qenë dhe një nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm, pas largimit të Adriatik Llallës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi Arqile Koçën nga detyra e prokurorit, pas dyshimeve për pasurinë. Në kohën që garonte për postin e Kryeprokurorit, mediat, përfshirë CNA.al, publikuan pasurinë e tij, ku prokurori Arqile Koça rezultonte pronar i 5 apartamenteve, i një apartamenti të shitur në Dajt, si dhe kishte hedhur themelet e një shtëpie në Voskopojë, të cilat i kushtonin 10 mijë euro.
Ndër vite, si një agjenci e mirëfilltë parundshmërie, ai deklaronte apartamente në Linzë Tiranë, 96 m2, 110 m2, 110 m2, 86 m2, 137 m2, një pjesë prej të cilave i ka shitur.
Si patundshmëri ai ka deklaruar dhe një tjetër apartament në Sarandë, Lukovë, 160 m2.
Nga ana tjetër ai deklaronte një kredi si i pastrehë në vitin 2001, me vlerë 50 milionë lekë të vjetra, rimbursuar nga shteti, me 3 %., 25 vjet. Ndërsa në vitin 2012, Koça deklaronte 30 mijë USD në banka.
Shkarkimi nga KPK
Arqile Koça u shkarkua nga KPK më 8 mars 2019, pasi kjo e fundit i konsideroi deklarimet periodike për pasurinë të pasakta dhe të pamjaftueshme, duke u dhënë atyre të njëjtën peshë me deklaratën ?veting?.
Vendimi i shkarkimit në KPK u mor nga trupa gjykuese e drejtuar nga Etleda Çiftja, me relatore Firdes Shuli dhe anëtar Roland Ilia.
Në konkluzion të hetimit administrativ të subjektit, KPK ka arritur në përfundimin se Koça kishte bërë deklarime të pamjaftueshme për kriterin e kontrollit të pasurisë dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tij kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia . Hetimi administrativ i Komisionit është kryer në lidhje më 5 pasuri të paluajtshme në Tiranë të përfituara nga një kontratë shkëmbimi me një kompani ndërtimi, ku përfshihen 2 garazhe, një njësi me sipërfaqe 101 m2, një apartament me sipërfaqe 178 m2 dhe një apartament me sipërfaqe 120 m2.
Përveç deklarimeve periodike të pasurive të paluajtshme të subjektit, KPK ka hetuar dhe origjinën e tyrë.
Gjatë hetimit administrativ KPK ka zbuluar nga të dhënat e OSHEE-së se subjekti ka dhënë në huapërdorje disa nga pasuritë e tij të paluajtshme.
KPK ka hetuar gjithashtu burimin e të ardhurave të apartamentit 161 m2 të blerë në një fshtat të Sarandës nga subjekti në vitin 2011.
KPK ka hetuar edhe një tokë bujqësore në pronësi të subjektit në një fshat të Korçës, mbi të cilën janë hedhur themelet për një banesë. Sipërfaqja e tokës është 360 m2 dhe është blerë në vitin 2011 për 2.2 milionë lekë.
Nën hetim nga është vënë dhe kredia prej 5 000 000 lekë e marrë si i pastrehë. Dhe pas këtyre hetimeve, KPK, ka pretenduar se prokurori Koça nuk ka arritur të justifikojë lëvizjet financiare, ndaj vendosën ta shkarkonin nga detyra./CNA.al
Për herë të dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon vendim...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i ka dërguar Kuvendit...
Bashkëshortja e ish nënkryetarit të Komisionit Qëndor të Zgj...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë R...
Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj, ende nuk ka kaluar në sit...
Prokurori i Vlorës, Hyrjet Lamaj po hetohet nga Vettingu, që...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për...
Vetëm në drejtësinë shqiptare ndodhin çudira. Në kohën që pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë e...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë i...
Me datë 9 Dhjetor 2020, gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol N...
Prokurori i Vlorës Aurel Zarka që është denoncuar më së shum...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që prej viti po heton pro...
Prokurorja Eranda Felaj, e cila ende nuk ka hyrë në procesin...
Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi nuk i është nënshtruar ende...
Gjyqtarja Ina Hoxhaj, sapo ka hyrë në procesin e rivlerësimi...
Gjyqtarja Arta Llazari ka një karrierë 18 vjeçare në sistemi...
Me 15 .05 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duket se do të ketë shum...
Vettingu pritet të nxjerrë jasht sistemit të drejtësisë edhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...