web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paditi ish kryeprokuroren Ina Rama/ Pasuria e prokurorit që denoncoi emërimet klienteliste

13 Dhjetor 2020, 09:08, Vetingu CNA

Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj, ende nuk ka kaluar në sitën e Vettingut. Saliaj për dhjetë vite, deri në vitin 2012, ka shërbyer në Berat edhe në pozicionin e drejtuesit, ndërsa më pas është transferuar në Vlorë. Kujtojmë se porkurori Saliaj, ishte kandidati i parë, i lakuar për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm dhe që kishte mbështetjen e ndërkombëtare, por për arsye të panjohura nuk u zyrtarizua.

Saliaj është vënë në objektiv të mediave në vitin 2012, kur është përplasur me ish Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Shkak për këtë përplasje është bërë shkarkimi i tij, si drejtues i Prokurorisë së rrethit të Beratit. Saliaj u shkarkua  nga detyra për keq-administrim të dokumentacionit dhe mos ushtrimit të funksioneve drejtuese.

Por, ai u kundërpërgjigj publikisht ish-kryeprokurores Ina Rama, pas shkarkimit, madje duke depozituar dhe një padi ndaj saj. Nga  ambientet e Ministrisë së Drejtësisë pa kaluar 24 orë nga shkarkimi i tij në krye të Prokurorisë së Beratit, ai ka folur për emërime klienteliste në prokurori. Ndër të tjera ai ka akuzuar ish-kryeprokuroren Ina Rama, për shkeljen e Kushtetutës.

Ndër të tjera Saliaj, njihet si njeriu që burgosi ish-ministrin Kosta Barka për akuzën e abuzimeve me projektet, ndërkohë që nuk  rezulton i lakuar më parë negativisht. Sa i përket pasuri, rezulton se prokurori Saliaj, të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes.

Bashkëshortja e tij deklaron disa patundshmëri si arë tokë, të përfituara nga Ligji 7501, në Nartë, Vlorë. Në vitin 2016 ka blerë një apartament  me sipërfaqe 150 metër katror në vlerë 11 000 000 lekë. Paratë për blerjen e kësaj prone, deklaron se i ka siguruar nga të ardhurat nga shitja e apartamentit me vlerë 1 400 000 lekë, nga kursime e pagës me vlerë 1 400 000 lekë dhe nga një kredi me vlerë 7 000 000 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Xhemal Saliaj.

Viti 2003

Shtëpi banimi 2+1 në Vlorë e blerë ,e të ardhurat nga emigracioni.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 955 516 lekë.

Viti 2004

Shtëpi banimi rreth 71 m2, me vlerë 2 500 000 lekë.

Kredi bankare. Shlyer 2 710 euro. Pa shlyer 50 940 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 874 896 lekë.

Shpërblim, 25 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna në UNDP, 4 142 dollarë.

Viti 2005

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 132 163 lekë.

Të ardhura nga puna si pedagog, 18 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 614 000 lekë.

Kredi bankare. Shlyer 5 400 euro. Pa shlyer 45 500 euro.

Viti 2006

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 172 520 lekë, orë gatishmërie dhe shpërblim, 307 000 lekë dhe 15 000 lekë.

Të ardhura nga puna si pedagog, 17 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 520 000 lekë dhe shpërblim 100 000 lekë.

Kredi bankare. Shlyer 5 400 euro. Pa shlyer 41 950 euro.

Viti 2007

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 200 792 lekë,

orë gatishmërie dhe shpërblim, 264 883 lekë dhe 35 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 634 000 lekë,

shpërblim dhe orët shtesë 80 000 lekë dhe 52 000 lekë.

Kredi bankare 53 650. Shlyer 5 400 euro. Pa shlyer 34 600 euro.

Viti 2008

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 289 592 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 720 000 lekë.

Kredi bankare 53 650. Shlyer 5 400 euro. Pa shlyer 29 200 euro.

Viti 2009

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 302 114 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 745 000 lekë.

Kredi bankare 53 650. Shlyer.

Kontratë huaje, 17 000 euro.

Viti 2010

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 298 930 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 1 250 000 lekë.

Kontratë huaje, 17 000 euro. Pa shlyer 11 000 euro.

Viti 2011

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 271 116 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 1 174 927 lekë.

Kontratë huaje, 17 000 euro. Pa shlyer 5 000 euro.

Viti 2012

Shitja e ½ pjesë të ap me sip 70 m2, me vlerë 14 500 euro.

Rivlerësimi i një ap me vlerë 4 323 969 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 804 877 lekë.

Depozitë bankare e subjektit deklarues, 10 000 euro.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 1 709 033 lekë.

Kursime të bashkëshortes, 110 000 lekë.

Kontratë huaje, 17 000 euro. Shlyer.

Detyrim financiar ndaj buxhetit të shtetit, 930 457. Pa shlyer 885 457 lekë.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 963 298 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 1 480 021 lekë.

Kursime të bashkëshortes, 282 994 lekë.

Detyrim financiar ndaj buxhetit të shtetit, 930 457. Anuluar vendimi.

Viti 2014

Pakësuar financat me 638 75 euro, kaluar djalit.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 267 382 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 1 118 539 lekë.

Kursime të bashkëshortes, 420 173 20 lekë.

Viti 2015

Pasuri të patundshme në emër të bashkëshortes, përfituar nga Ligji 7 501 dhe pajisur me certifikatë pronësi, pasuri 350 000 m2, 3250 m2, 1 750 m2, 9 900 m2 dhe 2 452 m2. Bashkëshortja posedon 1/20 nga secila patundshmëri.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 373 381 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 1 617 137 24 lekë.

Kursime të bashkëshortes, 1 436 482 12 lekë.

Viti 2016

Apartament  me sipërfaqe 150 metër katror në vlerë 11 000 000 lekë.

Burimi të ardhurave për blerjen e apartamentit:

Të ardhura nga shitja e apartamentit me vlerë 1 400 000 lekë

Kursime nga paga me vlerë 1 400 000 lekë.

Kredinë shumën 7 000 000 lekë. Data e fillimit 30.05.2016 dhe data e mbarimit 28.04.2031. Kësti mujor 50 555 78 lekë. Detyrime të paguara 402.053.9 mbetur lekë, ndërsa detyrime të papaguara 6.761.919.98 lekë.

Pjesa e, prej 1 200 000 lekë do të likuidohet pas marrjes së hipotekës, sipas parashikimeve në kontratën e premtimit për shitjen e apartamentit.

Paga vjetorë në shumën 1.280.404 lekë.

Paga e bashkëshortes, përfshirë honoraret dhe dietën si pedagoge efektive pranë fakultetit të shëndetit public, universiteti ?ISMAIL Qemali?, në Vlorë, në shumën 1 733 922 00 lekë.

Kursimet nga paga shtetërore në shumën 693.219 14 lekë.

Viti 2017

Ap në Vlorë me vlerë 11 000 000, ku posedon ½.

Burimi i krijimit të ardhurave:

Të ardhura nga shitja e ap, 1 400 000 lekë.

Kursime nga pagat me vlere 1 400 000 lekë.

Kredi 7 000 000 lekë.

Pjesa e mbetur 1 200 000 lekë do të paguhet pas marrjes së hipotekës së ap.

Pasuri të patundshme në emër të bashkëshortes, përfituar nga Ligji 7 501 dhe pajisur me certifikatë pronësi, arë 10 000 m2, arë 6 600 m2 në Nartë Vlorë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 365 772 85 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 1 907 669 00 lekë.

Kursime të bashkëshortes, 69 907 47 lekë.

Viti 2018

Ap me sip 71.71 m2 shitur, me vlerë 45 000 euro, ku posedon 1/2 .

Bashkëshortja ka deklaron patundshmëri tokë arë, me sip 817.30 m2 dhe 1587.30 m2 në Vlorë

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 385 177 lekë.

Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues, 713 47 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna si pedagoge, 1 772 821 4 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortes, 1 979 740, 08 lekë dhe 351 290 11 lekë.

Kredi 7 000 000 lekë. Pa shlyer 7 589 308 53 lekë.

Kredi konsumatore 1000 000 lekë. Pa shlyer, 807 700 55 lekë.

Detyrim për blerjen e ap, 1 200 000 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga