LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasuria e prokurorit Anton Pali

30 Nëntor 2020, 10:35, Vetingu CNA
Pasuria e prokurorit Anton Pali

Prokurori Anton Pali e ka nisur karrierën në drejtësi si oficer i policisë gjyqësorë pranë Prokurorisë së Apelit Durrësit. Për 12 vite është shkëputur nga sistemi dhe është rikthyer në vitin 2016, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe më pas është emëruar si prokuror në Vlorë.

Pasuria, kryesisht ajo e patundshme buron nga trashëgimia, ndërsa ka blerë në vitin 2008, një apartament 91.8 m2 në Durrës, me vlerë 6 159 780 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Anton Pali.

Viti 2004
Tokë, 3400 m2, dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1994.
Ap 2+1 privatizuar në vitin 1993
Shtëpi 3 katëshe, kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1993.
Të ardhura të subjektit deklarues si of I pol gjyqësore në Prok e Apelit, Durrës, 44 000 lekë.
Të ardhura nga paga e babait, si mësues, 234 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një pjese të shtëpisë 3 katëshe, 2 400 dollarë.
Pensioni I hallës, 96 000 lekë.
Viti 2016 (Deklarata fillestare)
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 294 651 lekë.
Ap me sip
Ap me sip 74.53 m2, në bashkëpronar, vëllain, privatizuar në vitin 1993 nga Ndërmarrja Komunale me vlerë 9 992 lekë.
Tokë, 3400 m2, dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 1994.
Bashkëshortja deklaron 1/3 e një ap. Përfituar nga trashëgimia me vlerë 2 166 764 lekë.
Bashkëshortja deklaron ap me sip 25.35 m2, blerë nga gjyshja dhe daja me vlerë 100 000 lekë.
Bashkëshortja deklaron automjet Benz, me vlerë 200 000 lekë.

Viti 2016 (Deklarata vjetore)
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 378 709 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si of I pol gjyqësore në Prok e Durrësit, 836 531 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Tatimet në Durrës, 787 478 lekë.
Të ardhura nga kursi në EUROCONTROL në Belgjikë, 112 805 lekë.

Viti 2017
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 165 367 lekë.
Hapur llogari në emër të bashkëshortes, 500 100 lekë.
Shitur ap ku kishte pjesë 1/3 me vlerë 1 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 064 949 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Tatimet në Durrës, 805 717 lekë.
Shpenzime mjekësore, 1 914 euro.

Viti 2018
Depozitë në emër të djalit me vlerë, 6 962 lekë.
Hapur llogari në emër të bashkëshortes, 650 245 lekë.
Gjendje llogarie në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortes, 1 400 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 16 881 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 115 635 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Tatimet në Durrës, 761 288 lekë.
Detyrim ndaj vëllait, 1 500 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga