web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Monumenti i Skënderbeut në Prizren ngjall debate/ Edison Ypi: Sebia bëri një kryevepër në interesin e vet

29 Nëntor 2020, 10:51, Aktualitet CNA

Shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut e cila u ngrit ditën e djeshme në Prizren ka ngjallur shumë debate.

Të shumta kanë qenë reagimet, ku ka pasur zëra që e kanë vlerësuar pozitivisht këtë veprim, por ka pasur edhe personazhe të cilët kanë shprehur qëndrimin kundër formës dhe paraqitjes së heroit kombëtar Skënderbeut në këtë shtatore.

Gazetati Edison Ypi, përmes një postimi ku dhe ka ndarë një foto të shtatores, shkruan se kjo nuk është figura e Skënderbeut, duke shtuar se Serbia ka bërë një kryevepër në interes të vet.

Për gazetarin, edhe shtrembërimi i figurave historike nuk ia heqin aspak magjinë që ata kanë në të vërtetë, ku thekson se magjia e historisë është ende aty.

?Koka si mi haleje, trupi si lakuriq nate. Serbin që e ka mballos kët’ monstër hiç nuk e ka pengu Zambaku i Prizrenit që për me u këndu si duhet lyp tremijë violina, dhe as vet’ Prizreni që ësht’ aq i magjishëm sa vetëm po t’i afrohesh të ndal zemra. Serbi ka bo çka i duhet. Një kryevepër në interes të vet?, shkruan gazetari Edison Ypi./CNA.al.

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga