web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish konkurrentja e Love Story tregon prapaskenat pas eleminimit: Saimiri më shkruajti në mes të natës, Roberti më ftoi për kafe

27 Nëntor 2020, 13:34, Lifestyle CNA

Ish konkurrentja e spektaklit Love Story, Klea ka treguar prapaskenat pasi nuk u zgjodh nga Saimiri.

Së fundmi ajo dha një intervistë për “Daily Love Story”, ku tregoi se ka marrë edhe një mesazh nga Saimiri atë natë, teksa ai i kërkonte të mbeteshin miq.

?Saimiri më shkruajti nga ora 3 e gjys e mbrëmjes atë natë dhe më tha që të mbetemi miq, por unë isha me ato mendimet e mia që ka dorë produksioni dhe i thash nuk kemi pse të mbetemi miq. S?kam dashur të takoj njeri për faktin se e ndjeva veten të zhgënjyer nga të tjerët. Komente pozitive kam marrë pafund, por siç thonë, edhe kur vdes njeriu gjithë të mirë e bëjn?, tha Klea.

Ajo tregoi se ka një hatërmbetje me opinionistin e spektaklit, Robert Aliajn, për të cilin shprehet se e ?talli? në momentin kur ajo po qante. Klea u shpreh se Roberti e ka ftuar më pas për kafe, por ajo nuk ka pranuar.

?Nuk kisha guxim as të flisja. Kur ika në shtëpi mendoja sikur t?i kisha thënë këtë apo atë, por në ato momente nuk mund të thoja asgjë se isha e tensionuar. Kisha fjalë për të gjithë, si për Robertin që bëri atë ironinë. Ai më shkruajti dhe më ftoi për kafe por unë nuk e pranova pasi në momentin që një person të injoron ose të imiton me atë sjellje, i thashë ti bën më mirë për aktor se sa në këtë rol ku të kanë vendosur”, u shpreh Klea./ CNA.al





Lajmet e fundit nga