web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vaksina anti-Covid/ Specialisti deformon deklaratën e Manastirliut: Do prodhohet në Indi

27 Nëntor 2020, 09:22, Lifestyle CNA

Specialisti i çështjeve mjekësore Roland Shuperka ka reaguar pas deklaratave të ministers së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se Shqipëria ka siguruar një dozë të konsiderueshme të vaksinave Covax.

Ministrja tha mbrëmjen e djeshme se deri tani janë parapaguar 3.9 milionë dollarë, duke theksuar se pavarësisht se Shqipëria ka bërë një parapagesë te Covax, po shikon edhe mundësi të tjera.

Ministrja tha më tej se një ndër kompanitë kandidate që prodhon vaksinën dhe që ka lidhur marrëveshjen me Covax është edhe AstraZeneca, duke shtuar se është duke negociuar gjithashtu edhe me Pfizer dhe Modernën.

Por ndonëse vetë ministrja e deklaroi se është në diskutim me të tjera kompani për vaksinën anti-Covid, specialistti Shuperka duket se nuk i ka dëgjuar si duhet. Manastirliu tha se janë duke negociuar me  Pfizer dhe Modernën dhe jo se kanë arritur tët sigurojnë një marrëveshje.

Po ashtu edhe Arban Domi tha mbrëmjen e djeshme që në dijeninë time Covax nuk ka marrëveshje me këto dy kompani.

?Për sa i përket planit që ka Shqipëria dua të them ku qëndron e vërteta. Covax është Aleanca Globale për Vaksinën. Për momentin këto, kanë bërë kontratë me Glaxo dhe Sanofi për 200 milion doza. Por si Sanofi dhe Glaxo për një apo dy muajt e ardhshëm?. Nuk dihet se kur do të dalin. Janë 200 milionë doza të kontraktuara nga Covax dhe qëllimi i Covax është joifitimprurës dhe është për të ndihmuar vaksinimin e vendeve të varfra. Me sa di unë, për momentin kontrata është me Sanofi dhe Glaxo?, ttha Domi.

Por për specialistin e çështjeve mjekësore, vaksina që pritet të vijë në vendin tonë do të jetë prodhim i Indisë, duke shtuar se ISHP ka shumë vite që nuk e ble vaksinën kundër gripit tek kompanitë e sipërpërmendura, duke deformuar kështu fjalimi e Domit dhe Manastirliut.

?Ne nje emision TV mbremjen e kaluar:

Arban Domi ( Specialist ne SHBA, qe punon ne kompani ne prodhimimin e vaksinave), nxjerr bllof znj. Manastirliu: ?COVAX s?ka asnjë lidhje me Moderna-n dhe Pfizer, por ka kontratë me një kompani që prodhon në Indi për vendet e varfra?.

Duke u nisur nga ky prononcim, kam bindjen se Shqiperia do te bleje vaksine prodhim Indian te Covid-19.

Përse e kam kete bindje?

– Ne Tirane jane dy perfaqesite e kompanive me me emer ne Evrope ne fushen e prodhimit te vaksinave, keto kompani do po prodhojne edhe vaksinen per Covid 19.

Instituti i Shendetit Publik prej shume vitesh nuk e ble vaksinen e gripit (qe i shperndahet falas qytetareve), te keto kompani por ble prodhimin Indian pra Lidhja per ta blere vaksinen Indiane ekziston.

-Blerja e vaksines ne Indi, nuk ekspozon edhe çmimin per njesi qe eshte ne favor te drejtuesve qe abuzojne me fondet e shtetit?, u shpreh specialisti i çështjeve mjekësore Roland Shuperka./CNA.al.





Lajmet e fundit nga