web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Leonard Solis shuan aludimet/ Për të bërë vaksinat anti-Covid do fusim edhe studentët

26 Nëntor 2020, 21:22, Lifestyle CNA

?Jemi vendi më i vaksinuar?. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, i cili është shprehur krenar për këtë fakt.

Ai tha se Shqipëria ka një traditë të shkëlqyer në vaksinim, ndërsa theksoi se mezi po pret që vaksina të vijë në Kakavijë.

Solis foli në emisionin ?Opinion? se edhe për debatin se në Shqipëri nuk ka kush t?i bëjë vaksinat, ndërsa tregoi se për t?i injektuar ato do të fusin mjekët, infermierët, madje edhe studentët.

?Jemi vendi më i vaksinuar dhe e them me krenari. Kemi një traditë të shkëlqyer në vaksinë. Unë them sa të vijë, sa të kalojë në Kakavijë se pjesën tjetër e rregullojmë. Mund të fusim edhe mjekët, edhe infermierët edhe studentët për ta bërë atë vaksinë?, deklaroi ish-ministri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga