web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“S’duhet të trembemi nga riinfektimi”/ Sulçebe: Ka agresivitet më të ulët

26 Nëntor 2020, 22:09, Lifestyle CNA

Mjeku i njohur Genc Sulçebe deklaroi mbrëmjen e sotme se qytetarët nuk duhet të tremben nga një riinfektim i dytë nga koronavirusi.

Sulçebe deklaroi në emisionin ?Opinion? se riinfektimi ndodh, pasi përgjigja imunitare nuk është për të gjithë qytetarët njëlloj.

?Përgjigja imunitare nuk është për të gjithë njëlloj. Ndryshon përgjigja nga një individ në tjetër. Njëri ka përgjigje më të mirë, tjetri një përgjigje më të dobët. Kjo tregohet edhe me faktin se disa nuk kanë shenja, ndërsa disa të tjerë përfundojnë në spital?, u shpreh ai.

Sipas tij, riinfektimi kthehet në një agresivitet më të ulët.

?Riinfektimi kthehet në një agresivitet më të ulët. Imagjinoni që në qindra milionë njerëz të infektuar këto raste që në fakt janë pak vërtetuar shkencërisht, janë me dhjetëra. Janë përjashtime që vërtetojnë rregullin, ligjin që kemi imunitet mbrojtës të sigurtë dhe nuk duhet të kemi frikë?, theksoi mjeku./ CNA.al





Lajmet e fundit nga