Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Operacioni Forca e Ligjit filloi një vit më parë me shumë zhurmë pas disa daljeve të shpeshta të kryeministrit Edi Rama i cili theksonte se ndaj krimit dhe personave të përfshirë në të, do të kishte një ligj shembullor që qeveria tashmë e kishte bërë gati.
Por, pas një viti duket se Operacioni i drejtuar nga Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, ish gjeneral i ushtirsë që u bë kapter partie, thuajse ka dështuar. Përveç zhurmës së përditshme që bën policia e Shtetit duke plotësuar formularët, nuk ka asgjë më shumë sesa kaq. Rezultatet janë thuajse qesharake, një dështim total. Pritej që dënimi kundër krimit do të ishte shembullor, porn ë këtë rast shembullor është dështimi i ligjit.
Sipas të dhënave zyrtare , siguruar dje nga A2 CNNdhe gazetari Julian Kasapi, Policia e Shtetit ka dërguar formularë në 7800 subjekte, mes këtyre personave ka pasur edhe raste skandalze si fakti që këto formularë janë dërguar tek persona që kanë vdekur, siç ishte rasti i Shkelëzn Dumanin në Siri apo dhe i Almir Dacit në Leshnicë të Pogradecit. Krahas motivit për të qenë konform ligjit se për këta persona nuk ka një certifikatë vdekjeje, ajo që bie në sy është se mes 291 vendimeve për sekuestro preventive vetëm 1 automjet i vjetër është konfiskuar.
Pra 7800 formularë ka çuar policia, janë proceduar gati 291 persona dhe një automjet është sekuestruar në gjithë kjo zhurmë e përdirshme, 5 subjekte në Vlorë, 2 na Laç, 8 në Kukës, 1 në Shkodër, 7 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Gjiokastër në bazë të operacionit të OFL.
Ka qenë vetë ministri Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ka thënë në një dalje tek Lutfi Dervishi në RTSH, në televizionin publik shqiptar, se qeveria kërkonte shtyrjen e mëtejshme të zbatimit të këtij ligji, të këtij akti normativ, siç është Operacioni Forca e Ligjit. Por ateherë ende nuk ishte rehatuar në BMW e tij luksoze që e bleu gati 100 milionë lekë në kohë pandemie.
Pra gjenerali i kthyer në kapter partie kërkon që dështimin e tij ta vazhdojë me tej me sukses dhe ta shesë çdo ditë si propagandë përmes njoftimeve zyrtare të policisë së Shtetit. A thua se qeveria po lufton krimin dhe policia e shtetit e çmonotoi atë, ndërkohë që një ligj i përgatitur nga kjo qeveri me një drejtësi të formuar me frymën e Rilindjes, me një politikë komplet në shërbim të saj, është vërtet një dështim.
Duket sikur Operacioni Forca e Ligjit nuk ka bërë gjë tjetër thjesht dhe vetëm ka pastruar figurat e personave të botës së krimit. Gjithë personazheve që u është dërguar letra, u është lënë bosh, kush e ka deklaruar pasurinë, kush ka mundur ka fsheur gjithçka. Ka persona që janë dënuar 20 vite më parë, shumë persona kanë pasuri të ngritura më vonë pasi kanë shlyer detyrimet ligjore. Në të vërtetë Operacioni Forca e Ligjit, edhe pse i ndërtuar me një zhurmë shumë të madhe dhe më nje shpresë së do të sekuestronte pasuritë e të gjithë atyre që i kishin vënë padrejtësisht, ishte një dështim total.
Rast spektakolar është edhe ai i Lulzim Berishës që Ministria e Brendshme e bëri zhurmë të madhe.
Fillimisht, atij iu sekuestrua një automjet i blinduar e disa ditë më pas me motivacionin se nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të OFL e njëjta gjë ndodhi me 1,2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në pronësi të tij. Hetimi i nisur në SPAK u delegua më pas për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, ku dyshimet nuk u provuan. Kjo prokurori vendosi të çlirojë nga sekuestroja 1,2 milionë litra karburant dhe kthimin e sasisë te shoqëria tregtare. Vendimi i Prokurorisë u parapri nga një tjetër fitore e Berishës në Gjykatën Administrative të Apelit, që në tetor i ktheu licencën e hequr shoqërisë së tij ?Rajan 2007?.
Ky nuk është rasti i parë, por një nga shembujt e shumtë ku duket qartë se OFL është një dështim personal i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, njeriut që bashkë me kryeministrin e reklamuan këtë operacion. Dy personat kryesorë të cilët deklaruan se ky operacion do të ishte një sukses i papërsërishtëm në llojin e vet ku krimi do të merrte goditjen e tij përfundimtare. Në fakt nuk ndodhi kështu, është vetëm një automjet i sekuestruar dhe disa procese të tjera që vazhdojnë. Sandër Lleshaj kërkon që ta zgjasë këtë operacion, ndoshta e do si pazar përpara zgjedhjeve, pikërisht ashtu siç ka ndodhur deri tani, pasi raportohet se në jo pak raste formularët dërgohen me porosi, por dhe në jo pak raste të tjera porosia për çuarjen e formularit ka qenë një marrëveshje midis klasës politike, elementëve të saj dhe botës së krimit. Në finale ky operacion duket të jetë një dështim i qartë.
Ky operacion i cili mban firmën e Sandër Lleshajt dhe të Edi Ramës, dy personat që e reklamuan dhe mbështetën këtë operacion, tashmë nuk mund të thonë dot se është dështim. Fletët e tyre ata i çojnë në SPAK aty ku i referojnë rastet, është ky SPAK produkt i Reformës në Drejtësi, i mbështetur nga qeveria, i drejtuar nga një ushtar i bindur partie dhe njeriu i zgjedhur i Ramës, siç është Arben Kraja, i cili merr dokumentat e Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës e nuk ka çfarë tju bëjë pasi gjithçka çohet me letra, është thjesht dhe vetëm process i dështuar.
Botës së krimit, përkohësisht i janë çuar disa formularë, i janë bllokuar disa asete të cilat ligji u?a ka rikthyer sërish.
Por, këtë herë as Sandër Lleshaj, as Edi Rama nuk justifikohen dot me gjykatat dhe prokuroritë pasi gjithçka po kalon nëpërmjet SPAK i cili është i mbështetur fort nga qeveria. Ajo që duket qartë është se deri tani ashtu si SPAK edhe ky operacion kanë të njëjtin fat, dështimin./CNA.al
Qeveria i shtyn afatin OFL-së/ Lleshaj: Do të amendojmë ligjin
Skandalet/ Lleshaj ?kapteri? që duhej të dorëhiqej
?Kapter? Lleshaj pranon blerjen e makinës luksoze/ Tani në përballje ligjore me CNA.al
Foto ekskluzive-Lleshaj pranon skandalin/ Ndryshon targat e makinës
Skandali/ ?Kapter? Lleshaj pas sulmit ndaj mediave kërcënon uniformat blu
Pasi bleu BMW-në luksoze, ?kapter? Lleshaj shumëfishon gjobat
Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?
Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ti publikojë dokumentet Sandër Lleshaj?
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni komentoi shtyrjen...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar...
Një grup deputetësh nga mazhoranca i kanë dërguar kreut të K...
Ish-drejtoresha e Tatimeve e qeverisë Rama, Briseida Shehaj,...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ishte e ftuar mbrëmjen ...
Duke folur për zgjedhjet brenda partisë, kryetarja e LSI, Mo...
Raporterja e Parlamentit Europian për Shqipërinë Isabel Sant...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila shpeshherë ka de...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është pyetur sontë në ‘...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli mbrëmjen e sotme pë...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme ...
Qeveria do të shtyjë afatin e punës për Operacionin Forca e ...
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit krahas partive histo...
Evald Serreqi, anëtari i Lëvizjes për Ndryshim, ka folur mbr...
Anëtari i Lëvizjes për Ndryshim të Jozefina Topallit, Evald ...
Përparim Spahiu, ish-deputet i LSI-së thotë se qeveria ka dë...
Pas largimeve drejt PS-së të Kryetarëve të LSI dhe të LRI-së...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ishte i ftuar mbrë...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë mesazhe të ...
Ish-presidenti Bujar Nishani, ka komentuar raportin mes Part...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...