LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandalet/ Lleshaj “kapteri” që duhej të dorëhiqej

1 Nëntor 2020, 09:03, Politikë CNA
Skandalet/ Lleshaj “kapteri” që duhej të dorëhiqej

Keqkuptim të fjalëve të tij kur Sandër Lleshaj, gjenerali i kthyer në ?kapter?, partie i përgjigjej Myslim Murrizit, ?polic ke qenë dhe polic ngele?. Një artikulim i qartë që tregonte përçmimin e uniformave blu, nga vetë ministri i tyre.

Ky nuk është rasti i parë që Sandër Lleshaj flet broçkulla në parlament, se mbajnë nervat dhe fillon shan e fyen me gjuhë që nuk e kanë rrugaçët e jo një ministër.

Pak javë më parë Lleshaj në një përplasje me Andi Përmetin filloi sulme dhe fyerje ndaj mediave, duke thënë se s?kanë punë të merren me makinën e tij, të cilën e kishte blerë gati 100 milionë, në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit të vitit të kaluar.
Sot ka ende familje në çadra, ndërsa ?kapter? Lleshaj zhgrryhet në BMW e tij luksoze.

Që në publikimin e skandalit dhe procedurës si ishte blerë ai mjet, Lleshaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen, apo edhe për skandalin e tenderit të uniformave që po hetohet nga SPAK, këto të dyja nuk vlenin kaq shumë për Sandrin, por edhe për kryeministrin që e mban ende në detyrë.

Deklarata e fundit përçmuese dhe fyese ndaj uniformave blu është vula që ?kapter? Sandër Lleshaj, duhet t?i vinte dorëheqjes të tij për të treguar se i kishte mbetur një farë dinjiteti, kjo nuk ndodhi ai vazhdon detyrën duke u justifikuar si në rastet e mëparshme.

Tani Policia e Shtetit ka mbi kokë një ministër që jo vetëm ka tendera skandalozë që hetohen nga SPAK, që ble makinë luksoze në kulmin e pandemisë, por që i përçmon e tall uniformat blu./CNA.al

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

Foto ekskluzive-Lleshaj pranon skandalin/ Ndryshon targat e makinës

?Kapter? Lleshaj pranon blerjen e makinës luksoze/ Tani në përballje ligjore me CNA.al

Lajmet e fundit nga