web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Me dash Zoti me m’lënë"/ Artistja tregon gjendjen e saj nga Spitali Infektiv

15 Nëntor 2020, 12:37, Sociale CNA

Artistja Justina Aliaj ka folur nga ambientet e Spitalit Infektiv, kur prej pak ditësh është e shtruar pasi gjendja e saj u përkeqësua si pasojë e infektimit me Covid-19.

Në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore Aliaj u shpreh se nuk është e trembur dhe se është më mirë se në ditën e parë.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur tha gjithashtu se nuk do t?a harrojë kurrë përkushtimin e e personelit mjekësor ku sipas saj ata kanë bërë një mrekulli me kujdesin që kanë treguar.

?Jam më mirë se sa ditën e parë. Nuk jam e trembur. E dua shumë popullin tim. Me dash Zoti me m?lënë dua të them se këtu janë kujdesur jashtëzakonisht shumë për mua. Kam parë që kanë bërë një mrekulli për mua. Nuk do i harroj kurrë deri sa të vdes. Fillimisht u tregova e papjekur, mendova që jam me grip, pra e vonova ardhjen. Kur erdha isha gati sikur po hyja në një tunel. Kur erdha këtu isha në gjendje jo të mirë, e ndjej përmirësimin?, u shpreh Justina Aliaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga