web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama arrin marrëveshje me naftëtarët/ Do marrin 40 mijë lekë për 12 muaj e ardhshme

13 Nëntor 2020, 16:46, Sociale CNA

Kryeministri Edi Rama ka arritur pak minuta më parë një marëveshje me naftëtarët, të cilët qëndruan disa javë në grevë urie.

Lajmin e ka konfirmuar kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, i cili në një dalje për mediat tha se u arrit një dakordësi.

Ai tregoi se naftëtarët do të përfitojnë nga 400 mijë lekë të vjetra çdo muaj, ndërkohë që në 2 muajt e parë do të merren nga 2 paga, ndërsa do t’i paguhen edhe sigurimet shoqërore.

“Pas takimit të dytë të bërë me Ramën, u parashtruan problematikat e mbartura ndër vite, nuk arrit një marrëveshje për të. Kaluam te pika e dytë për një mbështetje financiare, kemi arritur dakordësinë që të jepen 40 mijë lekë në muaj për 12 muaj dhe të paguhen sigurimet shoqërore të pagave që do të marrim. Jemi të kënaqur me zgjidhjen e dytë. Ne kërkuam një kompromis që duke parë hallet tona, kërkuam që të merren paga 2 e nga dy, pra 4 paga që do na jepen 2 këtë muaj dhe dy muajt e tjerë. 870 naftëtarë do të përfitojnë”, u shpreh Dautaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga