web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoqata e Transportit paralajmëron/ "Nëse nuk plotësohen kërkesat, ndërpresim punën"

12 Nëntor 2020, 14:31, Sociale CNA

Shoqata e Transportit është shprehur kundër masave të qeverisë Rama.

Në një prononcim për mediat përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit është shprehur se nuk janë dakord me kufizimin pasi i shkurtohet aktiviteti 3 orë.

Ai shprehet që nëse Rama nuk i plotëson kërkesat që i janë dërguar transporti do të ndërpritet.

Me këtë lëvizje na shkurtohet aktiviteti 3 orë. Si biznes nuk jemi dakord me këtë orar. Mbi 90% e qytetarëve respektojnë masat. Qytetarët që nuk respektuan rregullat në urban nuk janë ndëshkuar. Humbjet ia evidentojmë çdo ditë Bashkisë së Tiranës. Abonetë mujore janë nën kosto. I kemi kërkuar kryeministrit kërkesat, të plotësohen 4 pikat. Nëse nuk plotësohen s’do ketë transport. Do ndërpresim aktivitetin, Rama të plotësojë kërkesat”, u shpreh përfaqësuesi i Shoqatës së Trasnportit./CNA.al





Lajmet e fundit nga