web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infektohen mësuesit/ Mbyllet shkolla në Gruemirë të Malësisë së Madhe

12 Nëntor 2020, 08:54, Sociale CNA

Një shkollë në Gruemirë të Malësisë së Madhe është mbyllur pasi dy mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mësohet se 6 mësuesve të tjerë i është marrë tamponi dhe janë në pritje të rezultateve nëse janë infektuar apo jo. Ditën e djeshme u mbyll kopshti numër 9 në Vlorë pasi disa mësuese rezultuan me koronavirus dhe për pasojë i gjithë stafi u karantinua.

Situata e koronavirusit në Shqipëri vijon të rëndohet. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 viktima dhe 507 raste të reja me koronavirus./CNA.al





Lajmet e fundit nga