web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria bëhët pjesë e studimit për trajtimin Covid/ Manastirliu tregon 3 skenarët

12 Nëntor 2020, 11:44, Sociale CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur lajmin që Shqipëria është bërë pjesë e një studimi klinik botëror për terapitë e trajtimit Covid.

Gjatë konferencës së përbashkët me dr. Hans Klugen ajo u shpreh që kjo marrëveshje që po nënshkruhet sot nuk është si ajo që nënshkruhet çdo dy vite, nisur nga situata e pazakontë.

Më tej ministrja ka treguar 3 skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale.

?Kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit me 4 herë, kemi rritur kapacitetet spitalore me 500 shtretër. Ndërkohë që kemi 3 skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e cojnë këtë kapacitet në 1600 shtretër dhe duke vijuar me trajnimi e ekipeve mjekësor.

OBSH ka qenë partneri strategjik qoftë në nivel të asistencës dhe në nivel të mbështetjes strategjike.

Shqipëria është bërë pjesë e një studimi klinik për terapitë e trajtimit Covid. Shipëria për të parën herë është bërë pjesë e një studimi klinik ?Solidarity Trial? për terapitë për trajtimin e Covid, Sikunder eshte fakt angazhimi i qeverisë shqiptare në Aleancën COVAX permes parapagimit, për të siguruar vaksinën AntiCOVID (1 milion e 136 mijë doza)..

Sot së bashku me DR. Klugen firmosin një marrëveshje të rëndësishme. Nuk është një marrëveshje tipike që firmosim çdo dy vite por se situate na drejton drejt një angazhim real që çfarë themi t?a bëjmë realitet.

Kjo marrëveshje do të jetë udhëzues për hapat që do të ndërmarrim nga sot e në vijim duke mbajtur në vëmëndjen tonë objektivin tonë: Shëndet për të gjithë qytetarët, kujdes shëndetësor universal”, u shpreh Manastirliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga