Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Megjithëse një pjesë bebeve që lindin jashtë regjistrohen në Shqipëri për të përfituar bonusin e bebeve, lindshmëria rezultoi me ulje në 9-mujorin e 2020 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, gjatë 9-mujorit në të gjithë vendin lindën 19 mijë e 636 foshnja, por sipas burimeve nga Ministria e Financave 10% e tyre jetojnë jashtë vendit. Me gjithë këtë trend, numri i foshnjave të regjistruara në gjendjen civile ishte 0.5% më i ulët se një vit më parë. Që kur qeveria aplikoi bonusin e lindjeve, shumë fëmijë që jetojnë në vendet të tjera por që u lejohet shtetësia e dyfishtë, regjistruan fëmijët në Shqipëri për të përfituar shpërblimin.
Për 9-mujorin, humbën jetën 17 mijë e 398 persona dhe lindën 19 mijë e 636. Shtesa natyrore e popullsisë rezultoi pozitive me 2238 persona, por gjithsesi me rënie të ndjeshme në raport me vitet e kaluara.
Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2020 është 7.386, duke shënuar një rënie me 4,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2020 rezulton 6.294, duke shënuar një rritje prej 25,7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Gjatë tremujorit të tretë 2020, numri i lindjeve tejkalon me 1.092 numrin e vdekjeve gati me përgjysmim në raport më vitin 2019 në të njëjtën periudhë.
Në 5 qarqe vdekjet tejkalojnë lindjet
Në tremujorin e tretë 2020, shtatë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në pesë qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Në tremujorin e tretë 2020, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 778 numrin e vdekjeve, ndërsa ajo më e vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 113 numrin e lindjeve.
Vetëm Tirana, me rritje të lindshmërisë
Në tremujorin e tretë 2020, vetëm një qark i vendit ka shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në 11 qarqet e tjera shënohet rënie. Në tremujorin e tretë 2020, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 2.484 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 143 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Gjirokastrës me 17,2 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës, me 25,2 %.
Vdekjet në rritje të ndjeshme
Numri i vdekjeve është rritur me shpejtësi në tremujorin e tretë, teksa Shqipëria hyri në valën e dytë të koronavirusit.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë 2020 u shënuan gjithsej 6,294 vdekje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë të këtij viti kanë humbur jetën 6,294 persona, nga 5,006 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total janë shënuar 1,288 vdekje më shumë. Kjo rritje sugjeron se jetët e humbura nga koronavirusi mund të jenë shumë më të larta sesa raportohen deri tani (Zyrtarish deri dje raportohen 590 të vdekur nga koronavirusi, por këto janë raportimet vetëm të atyre që humbin jetën në spital dhe janë diagnostikuar me Covid-19).
Të dhënat historike tregojnë se tremujori i tretë 2020 ka shënuar një nivel rekord vdekjesh të paktën që prej vitit 2011, kur raportohen të dhënat nga INSTAT.
INSTAT ka rishikuar të dhënat edhe për tremujorin e parë 2020, duke i rritur ndjeshëm statistikat (për shkak të karantinës së marsit, të dhënat ishin paraprake). Edhe në tremujorin e parë numri i vdekjeve të shënuara ishte rekord, prej 6,115 persona, për të rënë ndjeshëm në të dytin, në 4,989 humbje jete, që përkon me periudhën kur vendi ishte në karantinë.
Në total për 9 mujorin janë shënuar gjithsej 17.4 mijë jetë të humbura. Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, kjo shifër është rreth 9% më e lartë sesa mesatarja historike e 9 viteve, 2011-2019. Numri i vdekjeve për 9 mujorin, ia kalon vitit 2015 që deri tani kishte shënuar rekordin e dekadës së fundit.
Ndërsa vetëm për tremujorin e tretë 2020, vdekjet janë gati 30% më të larta sesa mesatarja historike e periudhës 2011-2019 (mesatarja e 2011-2019 është 4,988 persona).
Mesatarisht në tremujorin e tretë kanë humbur jetën 68 persona në ditë nga 60 që ishte mesatarja e 2019./Monitor
Ditën e premte në vend parashikohet një ndryshim i lehtë i k...
Kryepiskopi Anastas Janullatos ka rezultuar pozitiv me koron...
Edhe pse vendimi që ndalon fshirjen e datave të skadencës ng...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka folur sonte në ABC news,...
Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike pasi një ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një gr...
Ditën e premte në vend moti do të karakterizohet me një ndry...
Shoqata e Transportit është shprehur kundër masave të qeveri...
Numri i vdekjeve është rritur me shpejtësi në tremujorin e t...
Njerëzit me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa se të bardhët...
Gazetarja Anila Hoxha iu bën thirrje qytetarëve që teksa sho...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në “...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditu...
Këshilli i Ministrave ka zgjatur orarin e punës në administr...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka bërë një tjetër ...
Këngëtarja Justina Aliaj është infektuar me koronavirus dhe ...
Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi ka humb...
Një shkollë në Gruemirë të Malësisë së Madhe është mbyllur p...
Nga dita djeshme, (11 nëntor), hynë në fuqi masat e reja kuf...
Kjo e mërkurë pritet të sjellë kthjellime dhe vranësira në g...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...