Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Me mijëra janë shqiptarët që u vranë për një fjalë. Mijëra të tjerë u përndoqën familjarisht, pse u kishte shpëtuar një fjalë diku në pazar, apo në radhën e qumështit. Si të mos mjaftonte, për një fjalë goje damkoseshin fëmijët dhe rrethi i ngushtë familjar. Damka ishte si një sëmundje kronike. Të çante e të therrte hera-herës, si për të të kujtuar se ishte gjithmonë aty.
Diktatura e zhvesh individin nga njeriu. Ajo godet gjithçka ke të shtrenjtë; miqësitë, besimin dhe dinjitetin njerëzor.
Të përjashtonte nga e drejta për arsim të lartë, të qëllonte me fletë-rrufe, të përbuzte me filma, të divorconte, të zhbënte, të vetëvriste, të shpërngulte në fshatrat më të humbur, për të të rikrijuar sipas formës që donte.
Armiqtë e vjetër e të rinj të pushtetit ishin kudo, në çdo lagje e oborre pallatesh. Shoqëria duhej t?i shihte. Nëse nuk e sheh, nuk mund ta tregosh me gisht dikë.
Klasa e përmbysur duhej të jetonte çdo ditë me disfatën e të parëve, ndërsa klasës punëtore duhej t?i jepej mundësia të shijonte triumfin mbi të keqen.
E teksa fëmijët luanin me njëri-tjetrin pa dallime, të rriturit mbanin qëndrime. Këshillat e lagjeve raportonin se kush ishte sjellë mirë e kush i kishte dhënë gojës. Armiqve të pushtetit u vendoseshin etiketa si të ishin artikuj dyqanesh.
Për të lindurit në vitet 2000 do mjaftonte ngarkesa e kaq rreshtave për t?iu shkëputur kësaj tabloje të zymtë. Po nëse brezat e rinj lodhen nga disa rreshta, ç?mund të thonë ata që e jetuan diktaturën për 45 vjet?!!!
Diktaturat për nga terrori përngjasin me kodin mafioz të heshtjes. ?Nuk shoh, nuk dëgjoj, nuk flas?. Masat duhet ta kenë rrezen e perceptimit sa përmasat e ekranit.
Pushteti gatuan e shërben propagandë tre vakte, me ngjyra, me thrill, me aksion, si në një film Indian, ku njërës i duhen dy seri për të rënë nga shkallët apo ku në kulmin e dramës, një trupë balerinësh profesionistë del nga hiçi dhe hedh valle.
Filma Indianë prodhon edhe Kinostudioja ERTV, e ndjekur zellshëm nga Bashkia Tiranë Productions. Kasetat më pas u jepen ekraneve. Kësisoj nëse e humb filmin se je duke parë ndeshjen, ke mundësinë ta shohësh më vonë në një ekran tjetër.
Kohët kanë ndryshuar. Transmetimet zgjasin 24 orë, mjaftueshëm për të parë disa seri njëherësh. Aktori më i mirë protagonist, me disa çmime ndërkombëtare, është ai, djali aktivist, që u bë ministër i mirëqënies pak ditë pasi fliste për mjerimin. Ministri i vetëm i mirëqënies sociale në botë, që jeton në kurriz të nënës aq sa tund dasmën me pensionin e saj. Një personazh që edhe Bollywoodi Indian do e refuzonte për mungesë realizmi.
Po ky personazh që për të mbjellë një pemë shkon në pyll dhe jo në zonat e banuara, drejtoka një ushtri komentuesish që i përkëdhelin egon tre vakte. Luftëtarët e tij të tastierave lëshohen që pa gdhirë mirë, pa lehur ende qentë, për të na mbushur mendjen se Shqipëria është fanar ndriçues në Europë! Njësoj si këshillat e lagjeve, ushtria e gjeneralit Veliaj monitoron të pakënaqurit.
Do mjaftonte një fjalë kundër që ushtria e tij të mësynte në jetën e qytetarit, për t’i gjetur ndonjë cen në biografi a ndonjë të afërm në administratë, për ta flakur nga puna. Prandaj në atdheun ku “Heshtja është Flori”, mbretëron apatia. Ja pse në atdheun ku “Fjala vret më shumë se Plumbi”, fjalën e lirë e zëvendëson anonimati.
Filmat me superheronj po duan të zëvendësojnë realitetin që shohim rrugëve, njësoj si ajo gjyshja që i flet televizorit me shpresën se personazhi pozitiv do ia dëgjojë këshillën e do i shpëtojë kurthit.
Na duhet ta lëmë filmin përgjysëm.
Erdhi autoboti i ujit.
Po oshëtin lagjja.
Ika se më kapërcen radha!
Nga Flurans IliaE lexova shkrimin e Babaramos për zgjedhjet ...
Shqipëria nuk do ti fillojë bisedimet zyrtare me BE-në, as k...
Këta tifozët e egër të zgjedhjeve amerikane në Shqipëri bëjn...
Sa herë që Shqipëria merr ndonjë çmim ndërkombëtar, zakonish...
Mos prisni një fushatë qytetare, me alternativa, programe ap...
Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një ...
Av. Kastriot FRASHĒRISpitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”...
I shikoni këta burra? Ata janë gati ta shqyjenjë njëri-tjetr...
Nga Nikola Kedhi & Edith Harxhi Në momente të caktuara të hi...
Nga Spartak NgjelaNë këto ditë, kancelarja e Gjermanisë Ange...
Nga Azgan HaklajTashmë zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ...
Jozefina Topalli është rikthyer në faqet e para në çdo media...
Prej dy dekadash kullat e Jasharajve dhe të Haradinajve janë...
Njësoj si para zgjedhjeve të 2017-ës, Rama po i realizon lëv...
Në të gjitha mediat pranë opozitës qarkulloi në mënyrë unifo...
Nga Elona CaslliRama, u përballa me policët e tu sot tek Lic...
Tirana ka kaq kohe qe ndryshe edhe nga kryeqytete fare te hu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...