web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trump akuza të forta/ Po vidhen votat, Gjykata Supreme të ndalojë procesin

4 Nëntor 2020, 07:40, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dalë në një deklaratë për shtyp pak minuta më parë, ku ka folur për ecurinë e zgjedhjeve presidenciale.

Trump ngriti akuza se akuzat se demokratët po manipulojnë zgjedhjet, pasi pretendon se janë hedhur vota në katër të mëngjesit.

Presidenti aktual i SHBA kërkoi ndërhyrjen e Gjykatës Supreme, për të ndaluar procesin e votimit.

?Gjithçka ndaloi dhe kjo është grabitje ndaj popullit amerikan. Është turp. Ne i kemi fituar këto zgjedhje.  Ne do sigurohemi për integritetin. Po bëhet një grabitje e madhe në kombin tonë. Ne duam që këto vota të përdoren në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në Gjykatën Supreme dhe duam që votimi të ndalojë. Nuk duam më vota të hedhura në 4 të mëngjesit. Kjo është e turpshme“, theksoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga