web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Garë e ethshme në SHBA/ Rezultatet paraprake këtë mëngjes

4 Nëntor 2020, 06:17, Kosova & Bota CNA

Një garë e ethshme është duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes presidentit Donald Trump dhe Joe Biden.

Fox News raporton se në këto momente garën e kryeson demokrati Joe Biden edhe pse rezultati është i ngushtë.

Biden ka marrë 63,478,932 vota, ndërsa Trump 61,874,055 vota. Duke e përkthyer në përqindje, demokrati ka marrë 49.8% të votave dhe republikani 48.6%.

Trump kryeson në shtetet si Florida, Texas, Oklahoma, Louisiana, Montana, etj, dhe nga ana tjetër, Biden kryeson në Washington, California, Colorado, New York, etj.

Pritet për t?u parë në vazhdim nëse ky rezultat do të vijojë në të njëjtën linjë, apo do të përmbyset. CNA.al do t?ju mbajë të informuar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga