web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tetë viktima në 24 orë/ Mbetet i lartë numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

3 Nëntor 2020, 14:08, Kosova & Bota CNA

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën 334 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 1,621 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tetë viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 81 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,562.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 20,989 të prekur nga Covid-19. Prej tyre 705 pacientë kanë humbur jetën.

Më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës ka miratuar kufizimet e reja, me qëllim parandalimin e Covid./CNA.al





Lajmet e fundit nga