web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga qendrat tregtare, te orari i lëvizjes e transporti publik/ Itala drejt izolimit

2 Nëntor 2020, 14:41, Kosova & Bota CNA

Rritja e frikshme e rasteve me Covid 19 ka sjellë masa të reja kufizuese në Itali. Kryeministri Giuseppe Conte në fjalën e tij në Parlament foli për masa të diferencuara në nivel rajonesh dhe në bazë të rasteve të infektimeve.

Një ndër masat e shpallura nga Kryeministri është kufizimi i lëvizjes për të udhëtuar nga dhe në drejtim të Rajoneve me koeficientë të lartë të rrezikut, me përjashtim të punës, studimit dhe nevojave shëndetësore.

Po ashtu parashikohet ulja me 50% e kapaciteteve të transportit publik lokal në 50%?, mbylljen e muzeve, ndalimin e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe një shtetrrethim në mbrëmje. Mësimi do jetë në distancë për shkollat e mesme.

?Rastet e Covid po rriten gjithandej. Brenda një kornize globale, BE është një nga zonat më të prekura nga ndikimi i valës së dytë. Në javët e fundit, rritja e rasteve të Covid ka qenë 150 infeksione për çdo 100 mijë banorë dhe gjithashtu në vendin tonë situata po përkeqësohet, ringjallja e virusit ka çuar në një shumëfishim të konsiderueshëm të infeksioneve. Duke u nisur nga situata veçanërisht kritike në disa rajone ne jemi të detyruar të ndërhyjmë. Ne jemi të vetëdijshëm për zhgënjimin dhe zemërimin e qytetarëve që e gjejnë veten duke jetuar me kufizime të reja. Ne i dimë pasojat që kufizimet do të kenë në situatën ekonomike?,- shprehet Conte./CNA.al





Lajmet e fundit nga