web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtëna në qendër të Vjenës/ Disa të plagosur

2 Nëntor 2020, 20:43, Kosova & Bota CNA

Disa të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në qendër të Vjenës, në Austri.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga të shtënat mbi një Sinagogë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Blutë i bënë thirrje qytetarëve të shmangin vendet publike dhe transportin publik.

E gjithë zona është blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa dyshohet se një oficer që ruan tempullin po lufton për jetën e tij.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet shkaku i të shtënave, ndërsa policia ka filluar menjëherë hetimet dhe është vënë në ndjekje të autorit. / CNA.al





Lajmet e fundit nga