web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ka rrënjë shqiptare”/ Gazetari i njohur jep detajet: Kush ishte terroristi që përgjaku Vjenën

3 Nëntor 2020, 08:20, Kosova & Bota CNA

Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se njëri nga terroristet e sulmit të së hënës në Austri, ka rrënjë shqiptare.

Klenk ka thënë se 20-vjeçari i dyshuar ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak, ndërsa shton se ai ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri, por ishte penguar të shkojë. Sipas gazetarit prindërit e 20-vjeçarit janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, dhe vetë ata nuk ishin shquar për përkatësinë e tyre fetare.

?Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri?, ka thënë ai.

Nga sulmi në Vienë kanë mbetur të vdekur 3 civilë dhe të plagosur rëndë 15 persona, mes tyre dhe punonjës policie. Sipas autoriteteve terroristi kryesor është vrarë, ndërsa ka dyshime se ai është ndihmuar dhe nga persona të tjerë, për të cilët vijojnë hetimet./CNA.al





Lajmet e fundit nga