web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Tifozët e Partizanin nuk pyesin as për pandemi, shikoni çfarë bëjnë në Librazhd

1 Nëntor 2020, 17:15, Sport CNA

Tifozët e Partizanit mezi kanë pritur që të shohin skuadrën e tyre të zemrës që këtë verë ka pësuar shumë ndryshime, në një ndeshje zyrtare për sezonin e ri siç është turi i parë i Kupës së Shqipërisë. Ndonëse kanë luajtur ,me një ekip si Iliria, në një fushë neutrale si ajo e Sopotit të Librazhdit, qindra tifozë nuk kanë pyetur as për pandeminë e as për distancën e konsiderueshme.

Në urën që ndodhet pas portës, në hyrje të qytetit të Librazhdit, me flamuj e simbole të Partizanit ata kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, si për të treguar se edhe këtë sezon, pavarësisht se nuk ka bërë merkato, pritshëmritë janë të mëdha.

Pavarësisht se përballë ka pasur një ekip si Iliria, Partizani ka marrë një fitore të thellë duke mos e çuar dëm mundin e ultrasve të tyre, ndërsa në turin tjetër, Partizani luan me Apoloninë e Fierit?





Lajmet e fundit nga