Starton Kupa e Shqipërisë, shikoni të gjitha përballjet që do të zhvillohen sot
Sezoni i ri futbollistik do të nisë ditën e sotme. Bojkoti m...
Në ditën e sotme do të rinisë edhe aktiviteti futbollistik për sezonin 2020-2021. Pas bojkotit të bërë nga ana e Ligës Profesoniste mbërriti edhe momenti për të rikthyer futbollin. Kjo pasi klubet shqiptare morën premtimin e Kryeministrit të Shqipërisë për realizimin e katër pikave që do ta ndihmojnë më tepër sportin. Ndërkohë një mesazh për nisjen e futbollit e ka dhënë presidenti i FSHF, Armand Duka, që shpreson për nxjerrjen e më shumë talenteve.
?Të nderuar futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh dhe stafe organizative!
Të nderuar gjyqtarë, delegatë e vëzhgues!
Të dashur tifozë!
Jam shumë i lumtur për nisjen e edicionit të ri futbollistik 2020-2021! Më në fund të gjithë sportdashësit do të mund të shohin futbollin e luajtur pas një periudhë vërtetë të vështirë e plot peripeci për vendin.
Si kurrë më parë do të kemi një edicion në mesin e një pandemie, që ka pllakosur globin dhe ka krijuar vështirësi të mëdha për të gjithë shoqërinë. Ndeshjet do të zhvillohen duke u bazuar në protokollet strikte shëndetësore dhe në rregullat e distancimit social. Sepse shëndeti vjen i pari dhe ne e kemi treguar edhe pas rifillimit të kampionatit se mund ta menaxhojmë fare mirë situatën duke ndjekur rregullat.
Starti i këtij edicioni futbollistik është një ngjarje e rëndësishme për komunitetin e futbollit. Përveç pandemisë, ky fillim edicioni u shoqërua edhe me bojkotin e kampionatit nga Liga Profesioniste e Futbollit. Ata i drejtuan qeverisë katër kërkesa të drejta. Kërkesa që kishin në thelb krijimin e një shtrati të duhur ligjor për të formalizuar futbollin dhe për të krijuar një mbështetje më të madhe për ecurinë e futbollit në të ardhmen dhe në përgjithësi për të gjithë sportin. Edhe pse personalisht, kam qenë kundër bojkotit, koha tregoi se lëvizja e klubeve ia arriti qëllimit, duke bërë që zëri i futbollit të dëgjohet, në opinionin publik dhe atje ku duhet. Përkundër paragjykimeve dhe opinioneve të ?përbaltuesve të përjetshëm?, futbolli tregoi qytetari dhe ndërgjegje.
Ne kemi marrë një premtim nga Kryeministri për zgjidhjen e problemit. Dhe tashmë shohim dritë në fund të tunelit. Presidentët dhe futbollistët, vlerësuan dhe respektuan sakrificat e futbollistëve për të pranuar një zgjidhje që do të jetë nisja e rrugës drejt ripërtëritjes dhe ecjes përpara.
Jam shpresëplotë se jemi në rrugë të mbarë për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe për t?i dhënë një të ardhme më të mirë sportit dhe brezave që do të vijnë.
E ndërkohë klubet nuk kanë humbur kohë, por prej gati dy muajsh futbollistët, stafet teknike, trajnerët, menaxherët e drejtuesit, kanë punuar intensivisht për të përgatitur sa më mirë këtë start të ri. Janë përgatitur me qëllimin për të bërë një paraqitje sa më të mirë dhe për të arritur objektivat e tyre.
Sot nis një rrugë e gjatë, por e sigurt që do të jetë një rrugë e bukur, mbushur me emocione e ngjarje që do të mbeten në histori.
Keqardhja më e madhe e imja, është që për momentin nuk do të kemi mbështetjen e spektatorëve nëpër stadiume. Uroj që shumë shpejt situata pandemike të përmirësohet dhe tifozët të kthehen në stadiume, qoftë edhe pjesërisht, për të mbështetur skuadrat e tyre të zemrës.
Të dashur miq! Unë uroj që ky edicion futbollistik të jetë sa më i bukur dhe i luftuar, e të dhurojë spektakël dhe emocione. Të mos harrojmë se fryma e ?Fair Play?, duhet të mbizotërojë në të gjitha ndeshjet. Mbi të gjitha, do të uroja që ky kampionat të prodhojë sa më shumë talente, që janë e ardhmja e futbollit shqiptar. Ndihem mirë të konstatoj se në edicionet e fundit niveli i lojës ka ardhur duke u rritur dhe elementët e talentuar janë shtuar.
Edhe një herë, urimet e mia më të mira për nisjen e edicionit të ri futbollistik dhe suksese në realizimin e objektivave!?, shkruan Duka.
Sezoni i ri futbollistik do të nisë ditën e sotme. Bojkoti m...
Leo Mesi nuk po kalon një moment shumë të mirë te Barcelona ...
Sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja ka gjetur sërish rrugën ...
Koço Kokëdhima mbledh Apoloninë. Në ambientet e akademisë, d...
Diogo Jota është sërish heroi i Liverpoolit. Skuadra e Klopp...
Interi nuk di të fitojë pa Lukakun. Zikaltrit nuk mundën të ...
Atalanta u rikthye ditën e sotme te fitorja pas dy humbjeve ...
Pa nisur ende sezoni, Tirana dhe Bylisi janë penalizuar nga ...
Saliou Guindo, në sezonin e shkuar spikati në Superiore me s...
Geoffrey Kondogbia transferohet tek Atletico Madridi. Sipas ...
Dueli i sotëm në Serinë A fillon me një episod shumë të çudi...
Për 30 vite Gjergji Muzaka ka vrapuar pas ëndrrës dhe pasion...
Bayern Munchen dhe Dortmund kryejnë detyrën jashtë fushe. Ka...
Klubi italian njoftoi ditën e sotme se skuadra do të izolohe...
17 gola në 10 ndeshje, Mirlind Daku është një makineri e vër...
Shpesh akuzohet se Seria A është kampionati më pak spektakol...
Mesditën e djeshme qyteti i Izmirit ishte epiqendra e një të...
Elbasanit i ka rezervuar kalendari një ndeshje Kupe me Luftë...
Supersfida e javës së parë të Kategorisë Superiore, mes Tira...
Një aksident tragjik në korrik të vitit 2019 i mori jetën nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...