web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet për vdekjen e 53-vjeçarit/ Reagon QSUT: Pacienti ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme

25 Tetor 2020, 14:11, Lifestyle CNA

QSUT ka reaguar pas vdekjes së 53-vjeçarit, Lutfi Çekiri nga Ndroqi. Pas hetimeve të nisura nga Ministria e Shëndetësisë, ato shprehen se 53-vjeçari nga Ndroqi ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme në këtë spital.

“Lidhur me rastin e publikuar në disa media dhe disa rrjete sociale, mbi rastin e pacientit L.Ç.,  Qendra Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit,  informon se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUNT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

QSUNT sqaron publikun se trajtimi mjekësor  vijon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndihmë mjekësore, pavarësisht diagnozave”, njofton QSUT./CNA.al





Lajmet e fundit nga