web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi ndaj biznesmenit i sajuar?/ Artan Hoxha përgjigjet me fakte: “Je kapur me presh në duar Agush”

21 Tetor 2020, 07:45, Kronika CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar sot në lidhje me një shkrim të publikuar në një media, sipas të cilit sulmi me armë ndaj biznesmenit Andon Dhima, është një ngjarje e sajuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha publikon komunikaten zyrtare të Policisë së Tiranës, ndërsa thekson se ?ngjarja ndaj biznesmenit Andon Dhima nuk paska qene e sajuar per te njollosur imazhin ?qelibar? te ?Agusheve? rilindas?.

Më tej, Artan Hoxha shkruan se ngjarja ka pasur atentat të dështuar, dy ekzekutorë dhe dy bashkëpunëtorë, si dhe armë e maska.

?Ja pra qe ngjarja ndaj biznesmenit Andon Dhima nuk paska qene e sajuar per te njollosur imazhin ?qelibar? te ?Agusheve? rilindas, dhe per te marre letra per azil politik.

Pra ?Caro Agushi?, qe te doli rryli i fytit ta nxirrje ngjarje te sajuar nepermjet frengjise se kotecit tend,…

paska atentat te deshtuar,

paska dy ekzekutore,

paska dy bashkepunetore,

paska arme zjarri,

paska maska fytyre qe nuk identifikohen dot nga roja i pallatit vrasesit,

paska te arrestuar qe nuk qenkan amatore, sepse kane marre pjese ne shume ngjarje kriminale te meparshme, madje paskan bere dhe ?trajnim special? ne burg….

Je kapur me presh ne duar Agush, duke mashtruar diten per diell, dhe duke dashur te fajesosh publikisht nje biznesmen, qe me fat i shpetoi vdekjes, si njeri qe kishte sajuar ngjarjen per te marre azil ne BE.

Me poshte komunikata ditore e Policise se Tiranes per ngjarjes dhe ne foto maska e arme zjarri e perdorur nga autoret…?-shkruan Artan Hoxha.

?Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën ?Muhamet Gjollesha?, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stuhia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht: G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Vrasja? e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta? dhe ?Mbajtja pa të drejtë e uniformës?, thuhet në njoftim?.

Kujtojmë këtu se nga studio e Abcnews, gazetari Hoxha, disa ditë më parë tha se Andon Dhima në dëshminë e tij ai ka deklaruar para Policisë Gjyqësore se ka vetëm një konflikt me një person, ai ka identifikuar shtetasin Ben Blushi.

Atentat ndaj biznesmenit/ Mediat e kazanit heshtin

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Arrestimi i autorëve të dyshuar për atentanin e biznesmenit/ Artan Hoxha jep detaje

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas ?bombën? për Ben Blushin





Lajmet e fundit nga