web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takim në ministri, ja çpo ndodh me Ligën Profesioniste

19 Tetor 2020, 06:50, Sport CNA

Takimi në mesjavën që shkoi mes përfaqësuesve të Ligës dhe atyre të qeverisë në Ministrinë e Financave i ka hapur udhë një tjetër takimi që do të zhvillohet nesër.

Mirëpo, më herët, pikërisht sot, si një format thuajse i përjavshëm, do të ketë mbledhje të Ligës Profesioniste, ku pritet që edhe presidenti i saj, Libohova, të paraqesë përballë presidentëve të klubeve sinjalet dhe propozimet që ka marrë nga qeveria.

Aty mund dhe do të diskutohet edhe në rast se kanë marrë sinjalet e nevojshme për të ndërprerë bojkotin dhe për të caktuar nisjen e futbollit.

Më tej, nesër, është caktuar që presidenti i Ligës të ketë takimin e radhës në Ministrinë e Financave ku edhe kjo e fundit do të sqarojë dhe shterojë të gjithë paketën e propozimeve.





Lajmet e fundit nga