web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cungu: Bojkoti na penalizon, lojtarët e afruar nuk do e marrin dhuratë vendin e titullarit

18 Tetor 2020, 11:54, Sport CNA

Laçi u mposht 2-1 nga Skënderbeu ditën e djeshme, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Durrës. Aspak i lumtur është shfaqur trajneri i kurbinasve, Aramando Cungu, i cili është shprehur se përveç rezultatin, loja që tregoi ekipi nuk ishte atje ku duhej. Më tej ai foli edhe për bojkotin, duke thënë se më shumë nga kjo u penalizuan ekipet që luanin në Europë.

?Nëse i referohem ndeshjes nuk jam i kënaqur, nuk ka rëndësi rezultati. Ne i bëmë kundërshtarit dy dhurata dhe shënoi, ndërsa ne përveç golit shpërdoruam edhe raste të tjera. E rëndësishme është si funksionon ekipi dhe nuk jam i kënaqur, edhe pse shumë lojtarë bazë nuk ishin prezentë.

Lojtarët e ardhur nuk duhet të kujtojnë se duke qenë i ardhur në merkato, duhet ta kenë dhuratë vendin, ata duhet të djersijnë dhe ta  meritojnë vendin. Kështu edhe ata që kanë qenë këtu. Pres më shumë nga të ardhurit në fund. Dua të shoh sa mund të besojmë te ata, sa gjendje reale kanë dhe ku mund të shkojnë mundësitë tona

Ata që kanë ardhur kanë pasur emër ku kanë qenë, presim më shumë se sa janë duke dhënë. Shpresojmë që të japin në gjendjen sa më të mirë, se kampionati mund të rifillojë shpejt e nuk ka kohë, duhet ta shoh që në ndeshjen e parë çfarë mund të bëjnë.

Për ekipet që kanë qenë pjesë në Europë, nuk ka ndikuar pozitivisht bojkoti. Ne që luajtëm ishim në formë, të karikuar dhe ishim në ritmin e duhur sa i përket ndeshjeve e rifillimit. Shtyrja e madhe ka ndihmuar ekipet e tjera por jo ne që ishim në Kupat e Europës?, u shpreh Cungu.





Lajmet e fundit nga