web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kumbulla luan pjesën e dytë, Roma argëtohet me Beneventon

18 Tetor 2020, 22:06, Sport CNA

Roma mposhti bindshëm Beneventon me rezultatin 5-2 në javën e katërt të Serisë A. Skuadra verdhekuqe arriti të thyente ekipin e Filipo Inzagit me 5 gola duke siguruar fitoren e dytë në këtë sezon.

Sfida nisi keq për skuadrën e Paulo Fonsekës, pasi u ndëshkua me gol nga Benevento që në minutën e pestë. Roma e ktheu rezultatin në 2-1 brensa 4 minutave me Pedron, Xhekon dhe Mkitarianin.

Benevento barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 55-të me Lapadulën, por kryeqytetasit nuk e ulën ritmin duke shënuar dhe 3 herë të tjera me Vertunë, Xhekon dhe Perezin.

Futbollisti i Shqipërisë Marash Kumbulla e nisi takimin nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 78-të.

FT| Roma-Benevento 5-2
Pedro 31?, Xheko 35?, 77?,  Vertu 69?, Perez 89?/ Kaprari 5?, Lapadula 55?





Lajmet e fundit nga