web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debutimi në supersfidën AEK-PAOK, talenti shqiptar: Isha i shqetësuar kur më thanë se...

19 Tetor 2020, 09:06, Sport CNA

Mario Mitaj, vetëm 17 vjeç mbrëmjen e djeshme bëri debutimin e tij si titullar me fanellën e një nga klubeve më të mëdha në Greqi, AEK-un e Athinës. Trajneri Karrera vendosi ta aktivizojë si titullar ndaj PAOK, një ndeshje shumë e rëndësishme.

Mitaj luajti vetëm një pjesë loje dhe bëri një ndeshje relativisht të mirë, referuar vlerësimit të medieve greke. Pas ndeshjes (u mbyll 1-1, AEK shënoi e para) Mitaj foli gjatë për mediet greke, ku tregoi përshtypjet e tij dhe emocionet e ndeshjes së parë si titullar AEK.

DEBUTIMI- ?Debutova në një ndeshje shumë të rëndësishme për ekipin. Jam i lumtur që bëra mirë dhe dëshiroj të marr më shumë minuta me ekipin e parë. Është një ëndërr e bërë realitet. Pjesëtarët e stafit teknik më informuan se do të luaj titullar një ditë para ndeshjes. Në fillim isha pak i shqetësuar, por djemtë dhe stafi me ndihmuan dhe e kapërceva atë gjendje?.

PAS GOLIT TË SHËNUAR- ?Livaia (mbrojtës i AEK) më ngriti psikologjikisht dhe më tha të luaja rehat. Sapo shënuam golin i çlirova. Kisha përballë lojtarë me shumë cilësi si Matos, por pasi shënuam golin mora fuqi brenda vetes dhe i pashë si të barabartë. E menaxhuam mirë ndeshjen deri në minutën e 89-të. Në atë pikë u bë një gabim nga mbrojtja dhe ne e pësuam golin. Kështu është futbolli?.

IDHUJT- ?Më pëlqen Mesi, por për pozicionin tim, unë e shikoj si të preferuar Marcelon. Më pëlqen shumë Karim Ansarifard nga skuadra jonë?.

POZICIONI- ?Unë kam luajtur si qendërmbrojtës, por tani mund të quhem mbrojtës i majtë. Sigurisht, mund të luaj edhe në qendër. Mund të bëj akoma më shumë si mbrojtës i majtë. Kam edhe karakteristika ofensive. Ky sistem (3-4-3) i ndihmon mbrojtësit të luajnë në mënyrë më agresive?, u shpreh mbrojtësi i talentuar shqiptar.





Lajmet e fundit nga