web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Muçi rinovon me Tiranën, por ka një sekret te kontrata

19 Tetor 2020, 07:00, Sport CNA

Tirana ka bindur sulmuesin Ernest Muçin të qën- drojë edhe për një sezon në shtëpinë bardheblu. Lajmi u dha nga 25-herë kampionët e Shqipërisë në faqen zyrtare të klubit ditën e shtunë. Pas një peri- udhe të gjatë negociatash, ku përflitej se Muçi mund të transferohej jashtë vendit drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë ia dolën të sigurojnë edhe për një sezon shërbimet e futbollit të Shqipërisë U-21.

?Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi. Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suk- sesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri.

Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës?, shkruante klubi. Në fakt rinovimi i Muçit është disi i paqartë. Muçit i përfundonte kontrata në qershor 2020 sipas një postimi të mëparshëm të klubit në 2018-ën.

Bardheblutë nga ana e tyre kanë deklaruar se kontrata është rinovuar për sezonin e ri, por nuk qartësojnë nëse bëhet fjalë për sezonin 2020-2021 apo 2021-2022, një detaj jo i vogël në këtë histori që mbetet për t?u qartësuar. Muçi realizoi 7 gola në sezonin e fundit kampion të Tiranës, shumica duke i shënuar si lojtar zëvendësues. Pas largimit të Majkëll Ngosë, ai fitoi vendin e titullarit tek ekipi i Emanuel Egbosë. Kontributi i tij do të jetë më se i vlefshëm edhe për këtë edicion për 25-herë kampionët e Shqipërisë.





Lajmet e fundit nga