web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet reparti i Radiologjisë në Berat/ Infektohet mjeku, karantinohet i gjithë stafi

18 Tetor 2020, 19:39, Lifestyle CNA

Një tjetër mjek në Spitalin Rajonal të Beratit është infektuar me koronavirus.

Mjeku i Repartit të Radiologjisë kishte shfaqur prej disa ditësh shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar sot ?pozitiv?.

Mësohet se mjeku radiolog është karantinuar në banesë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se janë kryer tamponët e familjarëve të mjekut dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të tij të kontaktit, raporton ballkan ëeb.

Të njëjtat burime konfirmojnë se pas dezinfektimit është bërë mbyllja e Repartit të Radiologjisë dhe është karantinuar i gjithë personeli shëndetësor i këtij reparti.

 

 





Lajmet e fundit nga