web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me inceneratorët/ Basha mesazh të fortë mediave: Mos censuroni, i keni haram ato para

15 Tetor 2020, 10:40, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur me tone mjaft të forta sot në lidhje me skandalin e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha hodhi akuza edhe ndaj mediave, të cilat sipas tij e censurojnë këtë skandal, madje edhe denoncimet  e tij.

Basha tha se në këtë aferë janë të përfshirë në këtë aferë.

?Për fat të keq një pjesë e mediave vijon të censurojnë denoncim e mafies së inceneratorëve. Edhe fjala ime është censuruar.

Në këtë aferë janë të përfshirë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj e deri te figurat e krimit të organizuar si Klodian Mërtiri me shokë që sot marrin miliona euro.

Edhe pronarë mediash janë përfshirë. Por, po ju them pronarëve të këtyre mediave, mos censuroni, sot janë haram ato para. Me ato para mund të kishin shmangur këtë katastrofë ekonomike.?-tha Basha.

Kujtojmë këtu se CNA.al ka zbardhur një dosje të plotë investigative në lidhje me skandalin e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri.

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë





Lajmet e fundit nga