web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nard Ndoka e thotë troç/ S’kam besim te Basha, nuk ia lejoj vendin tim

14 Tetor 2020, 21:32, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, lidhur me aleatin e tij dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Teksa ishte duke folur për marrëveshjen e 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashës, Ndoka tha se as tani nuk i zë besë 100% aleatit të tij.

Duke diskutuar me analistin Ben Andoni, ai deklaroi në emisionin ?Arena? në Ora News, se nuk do ta lejonte kryetarin e PD të merrte vendime në emër të PDK-së.

Biseda:

Andoni: Zoti Ndoka, më dukeni sikur po flisni sikur Basha është kryetar i Partisë suaj.

Ndoka: Basha është lideri i opozitës, normale që ka përgjegjësinë më të madhe, dhe e respektoj për këtë, ndërsa kur vjen puna tek Partia Demokristiane nuk ja lejoj zotit Basha vendin, as në mendime.

Andoni: Në vitin 2017, Basha që pati një mbështetje goxha të madhe, dhe ju keni qenë kontribuues, ai në një moment të papritur bëri atë që bëri me zotin Rama, dhe një gjë e tillë po përthithet akoma.

Ndoka: Basha ka kërkuar falje në mënyrë publike, dhe ka thënë nuk e përsëris, dhe nëse e përsërit do të jetë katastrofë e madhe  personale.

Andoni: Asnjëherë në politikën shqiptare nuk mund të thuash kurrë

Ndoka: Normale, as unë nuk e kam besimin 100%.

Hila: Nuk ja ke besimin Bashës?

Ndoka: Situatës politike, realitetit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga