web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Etilda Gjonaj i vë "gjoksin" punës

14 Tetor 2020, 13:13, Politikë CNA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj duket se është ndoshta ?bleta më punëtore? e kabinetit të kryeministri Edi Rama.

Etilda Gjonaj është vënë në krye të Reformave të mëdha, si ndryshimet në Kodin Penal, e të tjera si këto.

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një Kod të ri Penal, për të cilin Gjonaj ka thënë se pritet të dorëzohet në Kuvend brenda këtij viti.

Për më tepër, edhe vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, një ditë më parë në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion,  ka vlerësuar të gjithë punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Kryediplomatja e SHBA në Tiranë, i ka thënë Gjonajt se ajo ka ndoshta punën më të vështirë në Shqipëri, duke shtuar se ka treguar vullnet për ta përmbushur sa më dinjitetshëm atë.

Gjonaj po ashtu iu përgjigj edhe revoltës në burgje, ndërsa theksoi se është ngritur një grup pune dhe po adresohen problemet e tyre.

Por, duke u marrë me punë kaq të mëdha, ministrja e Ramës duket se ka harruar disa ?punë të vogla?.

Edhe pse i ka vënë gjoksin reformave, Etilda Gjonaj duket se nuk po gjen kohë, ose po bën avokaten e noteres së kapur në falsifikim.

Kujtojmë këtu se CNA.al, prej më shumë se dy muajsh ka denoncuar një skandal faksifikimi, të kryer në zyren e noteres Violeta Sulkaj, në vitin 2015.

Investigimi i CNA.al ka zbuluar se në prani të noteres Violeta Sulkaj në 28 dhe në 29 maj 2015 janë përpiluar dhe firmosur 2  kontrata, në emër të Natali Blushit, ndërsa kjo e fundit ndodhej në Londër, asokohe vetëm 20 vjeç.(Lexo këtu)

Bëhet fjalë për një skandal me blerjen e një pasurie me vlerë tregu 500 milionë lekë në qendër të Korçës, në emër të vajzës së Ben Blushit, shkruar në kontratën e shitjes vetëm 30 mijë euro.

CNA.al e ka referuar këtë skandal pranë dikasterit të Etilda Gjonajt, sikundër edhe ka bërë thirrje që ministrja të reagojë publikisht, por çështja është anashkaluar.

Burime për CNA.al nga ministria e Drejtësisë, disa kohë më parë, i thanë se ndaj noteres ka nisur një hetim administrativ, por ende nuk ka asnjë reagim apo qëndrim publik nga ministrja Gjonaj./ CNA.al

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Skandali/ Etlida Gjonaj, bën avokaten e noteres së kapur në falsifikim

Skandali/ Etilda Gjonaj fut ?nën sqetull? noteren falsifikatore

Etilda Gjonaj në skandal/ Hesht për falsifikimin e noteres me pronën 500 milionëshe të Blushit

Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit





Lajmet e fundit nga