web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Dylgjeri tallet me Artan Lamen/ Propozim shokut Gramoz për shkrirjen e Ligjit të Shërbimit Civil

14 Tetor 2020, 19:56, Politikë CNA

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar veshjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës Artan Lame.

Duke marrë shkas nga veshja e Lames, Dylgjeri deklaron se ka marrë një nismë legjilative për të kërkuar shkrirjen e Ligjit të Shërbimit Civil me Ligjin e Shërbimit Ushtarak në RSH.

Nëpërmjet një letre për kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, gazetari shkruan se nëpunësi civil është vetëm një farsë dhe kukull në duart e politikës së Rilindjes.

Me tone ironike, ai thotë se administrata publike duhet t?i nënshtrohet rreshtit dhe uniformës siç është veshur edhe Artan Lame.

?Iniciativë legjislative

Propozim shokut Gramoz Ruçi

Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë

Ju lutem merrni në konsideratë propozimin për shkrirjen e Ligjit të Shërbimit Civil me Ligjin e Shërbimit Ushtarak në RSH.

Qeverisja e këtyre viteve tregoi se nëpunësi civil është vetëm një farsë dhe kukull në duart e politikës së Rilindjes. Administrata publike i ka humbur vlerat civile ndaj duhet t?i nënshtrohet rreshtit dhe uniformës ashtu si tregohet edhe në foto nga veshja e Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës kolonel Artan Lame?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga