web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Përlanë 14 milionë euro për 14 ditë”/ Malltezi publikon dokumentin: Mjafton kjo foto për të bërë punën SPAK

14 Tetor 2020, 15:07, Politikë CNA

Kreu i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi i është rikthyer edhe njëherëe vjedhjes së qeverisë me inceneratorët e përpunimit të plehrave.

Teksa ka publikuar dhe një dokument kontratë, Malltezi shkruan se kanë ?përlarë? 14 milion euro për 14 ditë.

Sipas Malltezit, nëse SPAK do të analizonte sikur vetëm këtë foto, do të mjaftonte që reforma në drejtësi të japë rezultat.

“Vjedhja me inceneratoret eshte hajdutlleku me bastard qe ka ndodhur ndonjehere. Mjafton kjo foto per te bere punen SPAK. Kaq e thjeshte eshte. Kane perlare 14 milione euro per 14 dite. Kjo nuk do ishte e mundur pa Edi Ramen, Ben Ahmetaj, Lefter Koken. Ne dhunim te Direktives se Mbetjeve te BE dhe te strategjise Shqiptare te mbetjeve qe ishte ne fuqi kane ndare miliona euro. Vec kete foto te analizoje SPAK dhe vertet mund te themi qe reforma ne drejtesi mund te jape rezultat. Prandaj dridhet dhe perdridhet Rama dhe anetaret e tjere te Grupit te Strukturuar Kriminal te krijuar per te vjedhur qindra miliona euro te shqiptareve.”/CNA.al





Lajmet e fundit nga