LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E izoluar brenda banesës në Kukës/ Fjolla Morina thyen heshtjen

26 Shtator 2020, 12:31, Lifestyle CNA
E izoluar brenda banesës në Kukës/ Fjolla Morina thyen heshtjen

Këngëtarja shqiptare Fjolla Morina ndodhet nën “arrest shtëpie” në Kukës. Ditën e sotme në media qarkulluan fotot e saj ku shihej brenda banesës ku po vuan dhe dënimin.

Së fundi në media ka qarkulluar lajmi se këngëtarja Fjolla Morina është në një lidhje me Fisnik Sylën. Sipas ?Gazeta Shqiptare? biznesmeni Fisnik Syla është i dashuri i këngëtares dhe sipas GSH, është pikërisht ai që i ka blerë këngëtares Audin Q7 luksoz. Pas këtij lajmi Fjolla ka reaguar duke shkruar në rrjetet sociale:

?E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Cfarë s?kam lexuar këto ditë për veten time! Gjëra që dhe unë si dija…. por të shkruani me emër e mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër.

Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ?shoë? . Po shkruani gjëra të paqenë dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vet mbi sup ama ligësine për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!?ka shkruar Fjolla në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga