web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tmerri në spitalin Covid 2/ Reagon ashpër avokati: Pacientët po i vrasin me frikë dhe izolim!

2 Shtator 2020, 19:04, Sociale CNA

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u regjistruar mbrëmjen e sotme në Spitalin e Sanatoriumit, ku një pacient i infektuar me Covid i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh, pasi më 13 korrik, një tjetër pacient 29 vjeçar i infektuar me koronavirus, u vetëhodh nga kati i tretë.

Sipas Goxhaj, vdekja në shtëpi tashmë është bekim përballë asaj në spital, pas gjithë dëshmive të familjarëve të viktimave, ndërsa shton se këta pacientë po i vrasin me frikë dhe izolim.

?Pas gjithë këtyre sqarimeve dhe dëshmive të familjarëve të viktimave, me sa mend mund ta çosh të afërmin tënd në spital?
Për ta dënu me vdekje torturuese dhe në vetmi? Vdekja në shtëpi tashmë është bekim përballë asaj në spital si mallkim!
PO I VRASIN ME FRIKË DHE IZOLIM!!!?/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga