web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

14 ditë karantinë dhe test Covid të detyruar/ Çfarë ndodh me shqiptarët që futen Gjermani

2 Shtator 2020, 14:13, Sociale CNA

Vijon të mbetet në fuqi detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirusit për udhëtarët që udhëtojnë nga Shqipëria në Gjermani.

Ambasada gjermane njofton se meqënëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar të karantinohen për 14 ditë.

?Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).
Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani?, thuhet në njoftimin e ambasadës./CNA.al





Lajmet e fundit nga