web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

2 Shtator 2020, 14:54, Sociale CNA

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Elbasan dhe Vlorë ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje lokale të dobëta.

Sa i përket zjarreve pritet rrezik ?i moderuar?? në shumicën e qarqeve dhe rrezik ?i ulët? në qarkun Shkodër.

Në disa qarqe pritet rrezik ?i lartë?? në zona të lokalizuara, konkretisht qarku Berat (Juglindje), Korçë (Juglindje), qarku Vlorë (Jug) dhe qarku Gjirokastër (Juglindje). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 27°C

në vendet e ulëta: 17 / 30°C

në vendet malore: 14 / 25°C./ CNA.al





Lajmet e fundit nga