LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja e inceneratorëve/ A do të hetojë SPAK edhe bashkëshorten e Ben Blushit?

27 Gusht 2020, 09:22, Politikë CNA

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një hetim në lidhje me koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri.

SPAK ka thënë që po heton të tre koncesionet, pra që fillojnë nga Elbasani 22 milionë euro, Fieri 28 milionë euro dhe 128 milionë euro në Tiranë. Pra, një koncesion që shkon të paktën 178 milionë euro.(Lexo këtu)

Por, dy aksionerët e kompanive që kanë marrë me koncesion inceneratorët, janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët përtej inceneratorëve në Shqipëri kanë edhe kompani të tjera private dhe biznese, pasi qarkullojnë paratë e tyre.

Ata janë sot bashkëpronarë me Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushi, ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij, Eva Blushi.

Skema është e qartë. Kompania Em Capital Group, në pronësi të pronarëve të koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, janë bashkëortakë me Eva Blushin e cila gëzon 33% të aksioneve në këtë kompani, ku Klodian Zoto ka 34% dhe Mirel Mërtiri 33%. (Lexo këtu)

Më pas kjo kompani ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe dhe që ?rastësisht? ka të njëjtët pronarë me Top Channel. (Lexo këtu)

Është fakti publik. Dokumenti i Bullgarisë, i cili na tregon se Em Capital Group, me këta tre pronarë, vjen në Shqipëri dhe bëhet pronar i Valtelina Kafe.

Tani, SPAK nuk mund të hetojë vetëm tre inceneratorët, dy Klodianët, apo italianët ortakë të tyre, por hetimet duhet të thellohen.

Më poshtë edhe dokumentet e QKR-së:

Çfarë e lidh Ben Blushin me inceneratorët?

Sepse ky i fundit është një njeri që ka qënë në politikë për gati 20 vite dhe nuk mund të ndodhë që ti të jesh politikan, të bësh çfarë të duash për 20 vite me taksat e shqiptarëve, të paguhesh nga ata dhe pastaj të lidhesh me kompani inceneratorësh dhe afera korruptive të akuzuara të qeverisë dhe të mos hetojë kush, sepse tashmë nuk je në politikë, por je drejtor televizioni.

Ashtu siç përfundoi Ylli Ndroqi, që po i sekuestrohen pasuritë, atë përgjigje duhet të marrë edhe Ben Blushi.

Për më tepër, Blushi përgjegjësinë e ka më të lartë. Ka qënë politikan, është paguar nga taksat e shqiptarëve dhe duhet të japë llogari se: Ku i gjeti paratë për të ndërtuar kompaninë në Bullgari?

Me çfarë parash u bë blerja e Valtelina Kafesë?

Si lidhet bashkëshortja e tij me këto kompani, në ortakëri me Klodianët e inceneratorëve?

Pa folur këtu për bëmat dhe gjëmat në lidhje me pasuritë e përfituara nga Ben Blushi, të cilat janë një tjetër objekt hetimi për SPAK-un./ CNA.al

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Denoncimet e CNA.al/ SPAK merr në hetim ortakët e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës

Lajmet e fundit nga