Çmimet e reja të karburanteve/ Ja sa do të shitet sot nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e reja të k...
Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e reja të k...
Nga Anthony J.Ciani ?American Thinker?
* Në mesin e marsit të këtij viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë një vend socialist, me gjithë premtimin e presidentit Donald Trump gjatë fjalimit mbi ?Gjendjen e Unionit? një vit më parë. Atyre që humbën vendet e tyre të punës, që u përballën me raftet e boshatisura nëpër dyqane, atyre që zbuluan se arsimi i tyre ?falas? ishte shumë i kushtueshëm, ata që u marrosën nga frikësimi i pandërprerë nga ana e autoriteve, dhe ata që përballen me kufizime kapriçioze dhe të pakuptimta unë u them:Mirësevini në socializëm!
Të mashtruar nga arroganca e shkencës dhe joshja ndaj autoritetit, apo ndoshta nga shkenca e rreme për të maskuar motive të padrejta, shëndeti dhe siguria publike u përdorën si një armë për të zëvendësuar lirinë, lirinë dhe demokracinë me lojën e socializmit, në të cilën tiranët (e zgjedhur me votë) luajnë me jetën tonë.
A e dëmton shëndetin dhe sigurinë liria, dhe a duhet ta sakrifikojmë këtë të fundit për dy të parat? Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, nuk parashikon asnjë kufizim të lirisë apo demokracisë tonë në raste urgjente. A ka ndodhur kjo sepse Etërit tanë Themelues nuk kishin dëgjuar kurrë për Vdekjen e Zezë (1347) apo Murtajën e Madhe të Marsejës (1720) apo epideminë e Etheve të Verdha të Karaibeve (1793) etj?
Atëherë, përse i kufizuan ato kompetencat përballë fatkeqësive kaq të mëdha? Në mungesë të kompetencave të tilla, qeveria federale nuk mund të përfitojë nga paniku, real apo i perceptuar, për të tiranizuar shtetet ose njerëzit, dhe me Amendamentet 9 dhe 14, as shtetet (dhe as qytetet) nuk mund të tiranizojnë njerëzit e tyre.
Mbrojtja që buron nga Kushtetuta është zbehur shumë shekullit të kaluar nga një kulturë e krizave, që i ka bërë njerëzit të braktisin lirinë për sigurinë, siç vëren edhe Robert Higs. Por nëse ideologjia mbizotëruese nuk i jep mbështetje të fortë Kushtetutës Normale, ajo përfundimisht do të kapërcehet nga Kushtetuta e Krizave.
Hap pas hapi, një humbje dramatike e të drejtave të njeriut, do të ndodhë në çdo episod të një emergjence kombëtare. Dhe ne mund ta pranojmë që emergjenca të tilla janë të pashmangshme. Por pa atë ?Kushtetutën e Krizave?, si mund të na mbrojë qeveria nga sëmundjet?
S?ka asnjë studim shkencor që të tregojë se kërkohet liri për të përhapur sëmundje, megjithëse ka veprime që maskohen si të tilla. Përkundrazi, një studim i vitit 2001 i botuar nga Universitetet Xhorxh Uashington dhe Xhon Hopkins shprehet kundër karantinës, izolimit dhe veprimeve të tjera që shkelin lirinë.
Një gjetje në atë studim është veçanërisht interesante:Gjatë shekullit të kaluar në SHBA, praktikën e karantinës është zbehur. Një përmbledhje e literaturës mjekësore, nuk konstatoi asnjë karantinë të madhe brenda kufijve të SHBA-së gjatë 8 dekadave të fundit.
Pandemia e ?gripit? e vitit 1918, është krahasuar shpesh me Covid-19. Dhe në rastin aktual, u zbatuan karantina në shkallë të gjerë. Ndërsa shumë ekspertë të sotëm të shëndetit publik mendojnë se karantina shpëton shumë jetë njerëzish, një studim vinte në dukje:?Përkundër niveleve të larta të vdekshmërisë dhe nevojës për distancim social, pandemia e vitit 1918 nuk arriti të stimulojë kërkime të gjera mbi gripin, apo një rritje dramatike të fondeve për shëndetësisë?.
Gjatë eksperimenteve me virusin e gripit të vitit 1918 në vitin 1931, ekspertët treguan se ai ishte një infeksion i butë; dhe në fakt pasardhësit e tij janë ende mes nesh. Ata treguan se sëmundja e vitit 1918, kishte gjasë të përbëhej nga 2 infeksione të ndara:një gripi viral, i ndjekur nga një pneumoni bakteriale, e shkaktuar nga Haemophilus influenzae (?gripi?). Hulumtimet moderne kanë treguar që stresi oksidativ dhe dobësimi i imunitetit pas një infeksioni viral të frymëmarrjes, i hap rrugën një pneumonie bakteriale. Ndoshta edhe ju vetë keni vërejtur një rritje të ndjeshmërisë ndaj alergjive apo ngacmuesve pas një ftohjeje? Nuk ka asgjë të re në lidhje me 2019-nCoV; shumë viruse të zakonshëm bëjnë të njëjtën gjë.
Pra, si u shndërrua një grip i butë në një pandemi ?gripi?, dhe përse SHBA-ja e braktisi karantinën dhe izolimin masiv? Arkivi Kombëtar, përmban dokumente mbi pandeminë e vitit 1918, përfshirë letrat e infermierëve dhe mjekëve.
Një letër nga e dr.D.A Riçardson përshkruan dy fazat e veçanta. I pari është ?vetë gripi?, nga i cili pacienti shërohet brenda 4 ditësh. Ndërsa për shkak të konvaleshencës gjatë karantinës së kërkuar (dhe të panevojshme) 10-ditore në spitalet e tejmbushura me të sëmurë me pneumoni, viktimat u prekën nga pneumonia dhe vdiqën nga ?gripi?.
Pandemia e 1918, ishte një pneumoni bakteriale e nivelit të mesëm, e marrë kryesisht në spital, dhe e përhapur gjatë karantinës. Ata i detyruar pacientët (e shëndetshëm) të mbanin maska, të cilat ndoshta shkaktuan diçka të ngjashme me pneumoninë, e shkaktuar nga ventilatorët.
Nëse pacientët që shëroheshin nga gripi do të dërgoheshin në shtëpi për ta marrë plotësisht veten në ajër të pastër, pa maska, ata me siguri që do të kishin jetuar, dhe viti 1918 nuk do të kujtohej me tmerr më vonë. Karantina, izolimi dhe mbajtja e maskave, nuk arritën ta zvogëlojnë përhapjen e gripit.
Përkundrazi, praktikat ka të ngjarë të rritnin numrin e vdekjeve, dhe të kishin pasoja ekonomike të rënda. Politika mjekësore e vitit 1918, ishte në kundërshtim me shkencën mjekësore të vitit 1918, prandaj praktikat shkatërruese të karantinës, izolimit dhe mbajtjes së maskave kryesisht u braktisën më vonë.
Shtetet e Bashkuara e përqafuan socializmin në gjysmën e parë të shekullit XX-të, dhe dhimbja na nxiti të rikthehemi drejt lirisë në vitet 1950-1960, deri 100 vjet më vonë, kur socialistët e braktisën edhe njëherë shkencën mjekësore në favor të panikut dhe politikës së tyre socialiste.
Paralelet midis viteve 1918 dhe 2020 janë ekstreme. Izolimi masiv dhe karantina nuk patën asnjë efekt tek 2019-nCoV, dhe e shkatërruan ekonominë tonë. Karantina e zgjeruar dhe përdorimi i ventilatorëve, shkaktuan mbi 60 për qind të vdekjeve, përndryshe 2019-nCoV do ishte larg nga të qenit vrasësi i rrezikshëm që etiketohet sot.
Po pse karantina dhe intubimi? Reforma shëndetësore e Obamës, reduktoi rimbursimin për ventilatorët jo-invazivë, dhe Kongresi Amerikan nxiti përdorimin e ventilatorëve tek pacientët me Covid-19, dhe për pasojë edhe vdekjet e tyre.
Mjekësia socialiste i shndërron mjekët në vrasës tejet të paguar të të gjitha moshuarve, dhe të më të dobtëve. Ju mund të thoni se këto janë thjesht gabime të shkencës dhe zbatimit të saj në praktikë? A është ende i vlefshëm kufizimi i lirisë nën socializmin ?ideal??
?Jetët përkundrejt jetëve?, është pjesë e Lojës së Socializmit, që injoron mundësinë që liria të jetë e nevojshme për të mirën publike. Përkundrazi, e hedh poshtë atë. Mashtrimet në mediat sociale dhe raportimi jo-etik, e ekzagjeruan rrezikun duke e etiketuar grip si një murtajë, dhe avokatët socialistë të shëndetit dhe të sigurisë, e futën botën në panik, për ta detyruar atë të dorëzojë lirinë, dhe mundësojë zbatimin në praktikë të socializmit.
Të gjitha dëmet që i atribuohen Covid-9, u shkaktuan nga socializmi, që synonte të na mbronte. Covid-19 është një pandemi e socializmit. Amerika ka favorizuar gjithmonë udhëheqësit e fortë politikë, dhe i ka refuzuar të dobëtit.
Ne kemi nevojë për politikanë të guximshëm, që të përballen me absurditetet e maskuara si shëndet dhe siguri. Nëse amerikanët do të zgjedhin si president Xho Bajdenin, i cili përqafon shëndetin dhe sigurinë, socialistët duke tërhequr fijet e tij nga pas, do të abuzojnë me ?Kushtetutën e Krizave?, duke na ofruar çdo ditë Covid-19./ Përshtatur nga CNA.al
Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ...
Më shumë se 1 shekull pas vdekjes, Margareta Zele, emri i vë...
Rrallë herë gratë në histori, kanë luajtur një rol aq të fuq...
Në vitin e 250-të pas lindjes së Ludwig van Beethoven-it, Ke...
Në periudhën midis adoleshencës dhe moshës madhore, që të gj...
Nga Mohamed Ayoob “National Interest”* Shumë është shkruar m...
Ish-presidenti amerikan Xhon Kuinsi Adams deklaroi dikur:”Nu...
Para 5 vjetësh, kancelarja Angela Merkel tha fjalinë e famsh...
Nga Luke Harding “The Guardian”Aktivisti i opozitës ruse Ale...
A janë fëmijët përhapës të “heshtur” të koronavisurit? Roli ...
Mizoritë e luftës kryhen ndonjëherë nga njerëz “normalë”, ve...
Nga Greta Privitera “Politico.eu”Milano- Kur mora ftesën për...
Politika ndërkombëtare është fokusuar në Bjellorusi për shka...
Nga Peter Pry “Newsmax”* Presidenti Donald Trump është me të...
Falë markës së veshjeve dhe parfumit “Chanel No. 5”, Koko Sh...
Ishte korriku u vitit 1988. Në Shtetet e Bashkuara, po shëno...
Pushuesit e kthyer nga Kosova renditen tek më të infektuarit...
Një kampion, është me siguri dikush që i tejkalon pritshmëri...
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Si vëzhgues i konventave dhe f...
Nga Dmitry Trenin “The Moscow Times”* Një model i asaj që po...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...